[email protected]
Artikull me deklaratë të sajuar të Zemajt për mërgimtarët
shape
shape
shape

Faqja “Gazeta Arbëria” në Facebook, ka postuar një artikull me titull “Zemaj: Në dimër nuk do e lejojmë mergatën të futet në Kosovë”.

Ky artikull ka titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi që gjatë hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është nuk është parë asnjë deklaratë e Armend Zemajt lidhur me ndalesën e mërgimtarëve për t’u futur në Kosovë.

Gjithashtu, uebfaqja që ka publikuar këtë artikull është “GazetaProgresi.com”, është e ndryshme me faqen në Facebook (Gazeta Arbëria).

Teksti i publikuar në GazetaProgresi.com:

Zemaj: “Në dimër nuk do e lejojm mergatën të futet në Kosovë.”

Ministri i shendetesis, Armend Zemaj gjate konferences se sotme tha se do të mirren masa të reja gjatë sezones se dimrit. Zemaj u shpreh se mergata nuk do të lejohet të futet.

Në Kosovë, sepse përshkak të tyre po rritet numri në Kosovë me C19.. andaj mergata derri veres nuk mundët të futet në Kosovë…

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/zemaj-ne-dimer-nuk-do-e-lejojm-mergaten-te-futet-ne-kosove/?fbclid=IwAR0gPtpmTVnNV985094QkEaZZxtFIZCN_Rx27oA1jUsvGM3qRrs9zIQIkwU

Analiza:

Artikulli i publikuar në këtë portal të dyshimtë, përmban titull dhe përmbajtje të rremë. Kjo dukuri është mjaftë e shpeshtë, e cila synon dezinforimimin e lexuesit, si dhe përfitimet materiale me anë të klikimeve. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others