Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Me imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale pretendohet rrejshëm për takim të Kurtit me Simiqin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pasur takim me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, të enjten pas seancës në të cilën u votua kundër Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës.

Publikimi u bë nga llogaria “kosova.e.tradhetuar”. Pretendimi përmban një fotografi në të cilën shihen dy persona në një tavolinë në një kafene.

Fotografia shoqërohet me mbishkrimin: “URIME KOALICIONI VETVENDOSJE dhe Lista Serbe.
Slavko Simic dhe Albin Kurti pas seances se sotme”
.


Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas hasjes në imazh, Hibrid.info ka verifikuar nëpërmjet platformave për verifikim (isfake.ai dhe identifai.net) dhe ka gjetur se ai është gjeneruar nga inteligjenca artificiale.


Për më shumë, hibrid.info ka kërkuar edhe përmes “google.com” për ndonjë raportim se të enjten ka pasur takim mes Kurtit dhe Simiqit. Nuk është gjetur asnjë burim kredibil që në javën e fundit ka raportuar apo e ka paraqitur si të konfirmuar një takim të tillë.


Çka ndodhi të enjten (19 nëntor)?

Më 19 nëntor, Kuvendi i Kosovës votoi kundër mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje, në propozimin për formimin e Qeverisë. Konjufca mori 56 vota pro, 53 ishin kundër dhe katër deputetë abstenuan. Te partitë që votuan kundër ishin deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe.

Deputetët e Listës Serbe votuan kundër. (Shih këtu)

Pas dështimit që Konjufca të sigurojë 61 vota për të formuar Qeverinë, presidentja Vjosa Osmani më 20 nëntor shpërndau Kuvendin dhe caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e parakohshme.


Analiza:

Llogaria “kosova.e.tradhetuar” në TikTok ka publikuar pretendimin se Albin Kurti ka pasur një takim me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, pas seancës së 19 nëntorit.

Pretendimi bazohej në një fotografi ku shiheshin dy persona ulur në një kafene, e shoqëruar me mbishkrime që sugjeronin bashkëpunim mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Hibrid.info, përmes mjeteve të verifikimit të imazheve, ka konstatuar se fotografia është gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Përveç kësaj, kërkimet në Google nuk gjetën asnjë burim të besueshëm që konfirmon një takim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere