Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s ne muaj mars” është i sajuar

HIBRID

APPLICATION FORM FOR LOCAL FUNDS

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me titull “FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s në muaj mars”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë. Gjithashtu edhe fotografia e vendosur është jo adekuate, pasi në të shihet portreti i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jasharit.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, Hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin autentik të publikuar 4 nëntor nga portali “Klankosova.tv”, ku bëhet e qartë se lajmi ka të bëjë me deklaratën e shefit për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kolonelit Sefer Isufi, i cili atëkohë kishte thënë se FSK është e gatshme të reagojë nëse rrezikohet territori.

Pra, portali i dyshimtë “timenews24hr.com” qëllimisht ka hequr emrin e Sefer Isufit nga përmbajtja, duke e zëvendësuar atë me të komandatit të FSK-së Bashkim Jasharit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “timenews24hr.com”:

APPLICATION FORM FOR LOCAL FUNDS

https://timenews24hr.com/archives/44433?fbclid=IwAR1frwkU764wZA0KeIjZW80xvQgQYJ3A4lXZVqHN–o3zYU6yZ5guSWtlH4

APPLICATION FORM FOR LOCAL FUNDS

Ky artikull me titull të rremë dhe fotografi jo adekuate është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës (shih këtu).


APPLICATION FORM FOR LOCAL FUNDS

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga portali “Klankosova.tv”:

APPLICATION FORM FOR LOCAL FUNDS

https://klankosova.tv/isufi-fsk-e-gatshme-te-reagoje-nese-rrezikohet-territori-jemi-ne-fazen-fillestare-te-analizes-per-blerjen-e-helikoptereve/?fbclid=IwAR2Wq2Nd7WJnq6yiA0dzKeYKYwJzDzyK2hYfgNSUdXEWPD0UZ_87W6XCN7A

APPLICATION FORM FOR LOCAL FUNDS

Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilit i ka vënë qëllimshëm titull të rremë dhe fotografi jo adekuate, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere