Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Demantohet lajmi se janë rrahur dy të rinj serbë në Leposaviq nga njësia speciale e policisë

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (8 mars) një artikull me pretendimin se janë rrahur dy të rinj në fshatin Jashanicë afër Leposaviqit nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU.

Artikulli mbanë titullin “Anëtarët e ROSU-s rrahën dy të rinj serbë në fshatin Jashanicë afër Leposaviqit” dhe për pretendimet e hedhura nuk ofrojnë ndonjë fotografi nga vendi apo të protagonistëve të ngjarjes.

Pas verifikimit të fakteve hibrid.info ka gjetur se pretendimi i mediumit serb është demantuar nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, konkretisht Policia e Kosovës.

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/hronika/pripadnici-rosu-pretukli-dva-srpska-mladica-u-selu-josanica-kod-leposavica-8-3-2023

https://informer.rs/vesti/politika/776791/rosu-mladici-pretuceni-josanica-kosovo-metohija

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1213066/pretuceni-srpski-mladici-kosovu-kosovo-metohija-rosu-aljbin-kurti-leposavic

Pjesë të artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë ROSU në fshatin Joshanicë afër Leposaviqit kanë ngacmuar dhe lënduar të rinjtë serbë L. Đ. (23) dhe Gj.M. (24), të cilët jetojnë në atë fshat. Ata ndodhen në repartin e kirurgjisë në KBC në Mitrovicën e Veriut dhe gjendja e tyre po monitorohet, por tani për tani ndihen mirë.

Siç ka konfirmuar për Kosovën online Gj. M, ai dhe L.Gj. mbrëmë kanë qenë duke lëvizur ngadalë me një makinë, kur anëtarët e Rosu-së i kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pranë makinës dhe më pas kanë nisur t’i godasin në kokë.


Pretendimet e disa mediave në gjuhën serbe se në një fshat të Leposaviqit dy të rinj të nacionalitetit serb janë rrahur/keqtrajtuar nga zyrtarët policorë, siç i quajnë ata, njësia ROSU, janë demantuar nga Policia e Kosovës.  

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportu në Polici të Kosovës.  

“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe.” (këtu)

Për më tepër Policia e Kosovës ka theksuar faktin se është për ofrimin e sigurisë çdo qytetari pa dallim, dhe ka kërkuar që për çdo rast t’i drejtohen Policisë së Kosovës duke përfshirë këtu edhe mediat për informacione zyrtare.  (këtu)

Mediat në gjuhën serbe vazhdojnë t’i referohen njësisë speciale operative të policisë së Kosovës si ROSU përkundër faktit se një emërtim i tillë më nuk përdoret për njësinë speciale operative të Kosovës. (këtu)


Analiza:

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull me pretendimin se janë rrahur dy të rinj në fshatin Jashanicë afër Leposaviqit nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportu në Polici të Kosovës. 

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info, këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere