[email protected]
Titulli nuk e bën të qartë se gjobat do të përfshijnë gjithë vendin
shape
shape
shape

Televizioni “ATV” ka publikuar dje (3 mars) një video-material në kanalin zyrtar në “Youtube”, raportimin me titull “Regjistrimi i popullsisë në veri, kush refuzon do të gjobitet”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i kësaj përmbajtje është specifikues, pasi nuk e sqaron se regjistrimi i popullsisë do të përfshijë gjithë vendin, gjë e cila bëhet e ditur në përmbajtjen e video-materialit.

Në seksionin e të dhënave te ueb-faqja e “ATV” (këtu), ky televizion paraqitet si medium që raporton për ngjarje nga Kosova, andaj edhe raportimi i një ngjarjeje që pritet të ndodhë në gjithë vendin, si ngjarje e përveçme e një rajoni të vendit, në këtë rast veriut, mund t’i bëjë audiencën të mendojnë se gjobitja do të përfshijë vetëm atë pjesë të Kosovës.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga “ATV” në “Youtube”:


I njëjti video-material është publikuar në formë të artikullit të shkruar nga portali informativ “veriu.info” dhe “gazetametro” (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info, duke u bazuar nga deklarata “Kushdo që refuzon të deklarohet do të dënohet prej 2 mijë deri në 20 mijë…”, e menaxherit të projektit për regjistrimin e popullsisë, Ylli Shala, e hasur në artikujt më lart, ka vërtetuar se gjobat do të përfshijnë të gjithë ata që refuzojnë të regjistrohen në Kosovë.


Për të vërtetuar se regjistrimi i popullsisë është një proces që përfshin gjithë Kosovën, hibrid.info ka gjetur njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), institucion i cili pritet ta realizojë këtë regjistrim brenda këtij viti duke nisur nga data 05 prill deri më 17 maj (shih këtu).


Analiza:

Theksimi i një pjese apo rajonit të një vendi në titull, për një proces që pritet të ndodhë në të gjithë vendin, nga një medium që raporton për ngjarje nacionale, mund të nënkuptojë se ngjarja bën fjalë vetëm për rajonin e përmendur në titull, në këtë rast veriun.

Gjithashtu edhe gjobat do të vlejnë për personat në të gjithë vendin që refuzojnë të regjistrohen si banorë të Kosovës.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”. 


Vlerësimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others