Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

HIBRID

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta-Shqip.com” dje (18 shkurt) ka publikuar një artikull me titull “TRONDITËSE! 46-vjeçari masakron babain me sharrë elektrike dhe lajmëron policinë: E vrava…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Gazeta Shqip”:

https://gazeta-shqip.com/bota/tronditese-46-vjecari-masakron-babain-me-sharre-elektrike-dhe-lajmeron-policine-e-vrava/?fbclid=IwAR3RKA0MjLkQ4T_KF1u4TYmiV9b-hvUv14cYfiBtgN84xnK1LuLbyDRZZ-M


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal të publikuar nga mediumet greke “protothema.gr” dhe “hellaspostsen.com”. (shih këtu dhe këtu)

Në artikullin e publikuar me datë 18 shkurt nga këto mediume bëhet e ditur se në qytetin Teskala të Greqisë, një 46 vjeçar ka vrarë babanë e tij me një sharrë elektrike.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një portal informativ në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull lidhur me një ngjarje të ndodhur në Greqi por në titull nuk sqarohet vendndodhja e saj, duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon për shkak të audiencës që ka.

Në bazë të metodologjisë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere