Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Dezinformimi që u bë për vaksinimin dhe ndryshimet klimatike gjatë vitit 2021

HIBRID

Keqinformimi në lidhje me pandeminë Covid dhe ndryshimet klimatike, po ngadalëson një reagim efektiv kolektiv ndaj këtyre emergjencave.

Ekspertët e BBC Monitoring, Shayan Sardarizadeh dhe Kayleen Devlin shpjegojnë tendencat e dezinformimit që kanë parë në vitin 2021 dhe efektet që kanë pasur në jetët e qytetarëve në mbarë botën.

Keqinformimi në vitin 2021, sipas BBC, është fokusuar në 2 çështje kryesore, vaksinat dhe ndryshimet klimatike.

Ndër pretendimet e para të pavërteta rreth vaksinave ishin implantimi i mikro-çipave dhe ngjitja e magnetit në vendin e injektimit.

Teori të tilla të pa bazuara, ka bërë që në shumë vende të botës, njerëzit t’i rezistojnë vaksinimit dhe, si rrjedhojë, të vuajnë pasojat e infektimit. Kjo ka rritur në masë të madhe edhe numrin e vdekjeve tek te infektuarit me COVID-19.

Këto pretendime kanë nxitur edhe protesta në shumë vende të botës, kundër pasaportave të vaksinave dhe kundër kufizimeve të lëvizjes.

Tema tjetër shumë e përdorur për krijimin e teorive të pa baza gjatë vitit 2021, sipas këtij studimi të BBC-së, është ndryshimi klimatik.

Ekspertja e BBC-së, Kayleen Devlin thotë se, pretendimet e rreme me këtë temë janë bërë kryesisht si sulme ndaj aktivistëve që kanë avokuar në ndërmarrjen e masave kundër ngrohjes globale. Këto pretendime i kanë quajtur si jo funksionale pajisjet që shërbejnë për energji të ripërtijshme.

Video e plotë e kësaj analize të BBC-së mund të hapet këtu.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere