[email protected]
Nuk argumentohet pretendimi se incidenti në Kllokot kishte motive “anti-serbe”
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje (3 shkurt) me pretendimin se lëndimi i qytetarit të komunitetit serb në Kosovë, në incidentin e ndodhur në Mogillë të Kllokotit, ka ndodhur si pasojë e, siç aludojnë, histerisë anti-serbe dhe urrejtjes të promovuar nga “regjimi i Albin Kurtit”.

Mediat bazohen në reagimin e pabazuar të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, subjektit politik serb në Kosovë, Lista Serbe (Srpska Lista) dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.  

Megjithatë, ky pretendim hedhet poshtë përmes raportit të Policisë së Kosovës lidhur me rastin. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), në mes dy personave (njëri shqiptar e tjetri serb).

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1198572/kurtijev-lov-srbe-prestaje-strah-naroda-kosovu-metohiji-sve-veci

https://www.alo.rs/vesti/kim/721821/albanci-izbili-nozem-srbina-s-kosmeta/vest

Vegëza e reagimit të publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe:

https://www.kim.gov.rs/lat/v5054.php

https://www.facebook.com/srpskalista.net/posts/pfbid0FH1wkb2SXJgYT6VJ6rdXp5UfP9tgVittnASWhmfaYbEgobBfSL9BrhxXTLXA5P2ml?__cft__[0]=AZXWJWwcpxenWwl72oc3XrFli_b6vytd6VW1_i3yiCzIYmPe1_6wx4q4jcYL7QeBaCfln-uENoaPWCEgiDpqwg2XJG8fjXKjfXAt0WnBLaPn7PMJKUTXVIf6kfjnO57I6WAWt8ufNe3iyHadg_XTd7MluxyT7S_zsb67nXJkDz55k2wD_WrTp9oQ3FyyXTd-AG0&__tn__=%2CO%2CP-R

Pjesë të artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

Gjuetia e serbëve nga KURTI nuk ndalet, thuhet në njoftimin e sotëm nga Lista Serbe, duke komentuar sulmin e fundit të një grupi shqiptarësh ndaj të riut serb Boban Gjuziq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka raportuar sot se 20-vjeçari Boban Gjuziq nga fshati Mogile, në territorin e komunës së Vitisë, është goditur me thikë.

Vuçiq tha se kjo është rezultat i urrejtjes që regjimi i Aljbin Kurtit dhe mediat e tij promovojnë kundër serbëve.

Pjesë të reagimeve të publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe:

Sulmi ndaj të riut serb Boban Gjuziq (20) nga Mogila, i cili u godit dy herë me thikë në shpatull nga një grup shqiptarësh, është pasojë e drejtpërdrejtë e histerisë antiserbe dhe e politikës së Aljbin Kurtit. (Zyra)

Pasoja e histerisë antiserbe të regjimit diktatorial të Albin Kurtit prodhon çdo ditë sulme ndaj fëmijëve, të rinjve serbë, pronëve apo Kishës Ortodokse Serbe. Boban Gjuziqit nuk u kërcënohet vetëm për fat, por frika e popullit serb në Kosovë e Metohi po shtohet, sepse ekstremistët nuk ndalen me sulmet e tyre ndaj çdo gjëje serbe. (Lista Serbe)


Incidenti i ndodhur në Mogillë të Kllokotit në mediat në gjuhën serbe u raportua si sulm ndaj qytetarit të komunitetit serb, si pasojë e histerisë anti-serbe dhe nxitjes së urrejtjes nda këtij komunitetit nga ana e “regjimit të Kurtit”.

Artikujt e publikuar nga këto media në gjuhën serbe bazohen në pretendimet e pabazuar nga zyrtarët e lartë të Serbisë dhe atyre serbë të Kosovës, saktësisht nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësues të Listës Serbe. Pra, pretendimet për ta paraqitur këtë incident si të motivuar etnikisht, nuk bazohen në asnjë fakt.

Të kundërtën e këtij pretendimi e thotë raporti i Policisë së Kosovës. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës bënë të ditur se ky incident ka ndodhur kur dy persona (njëri mashkull shqiptar kosovar, tjetri mashkull serb Kosovar), pas një mosmarrëveshjeje të çastit rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike, ku kanë pësuar lëndime trupore.  

“Me 03.02.2023, rreth orës 13:00, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan-Stacioni Policor Kllokot, ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe bazuar në informacionet e siguruara është kuptuar se dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike. L.E., i mitur (viti i lindjes 2006, mashkull shqiptar kosovar) dhe B.D., (viti i lindjes 2003, mashkull serb kosovar), kanë pësuar lëndime trupore. B.D.(serb), është dërguar për tretman mjekësor në Pasjan, kurse L.E.(kosovar), pas ndihmës së parë të marrë në Viti, është dërguar në Spitalin Rajonal Gjilan. Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit.” (këtu)


Analiza:

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull për sulm ndaj një qytetari serb në Mogillë të Kllokotit, duke pretenduar ta paraqesin si tw motivuar nga, siç aludojnw, “urrejtja e nxitur dhe histeria anti-serbe nga regjimi i Kurtit”.

Pretendimet bazohen në reagimet e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, subjekti politik serb Lista Serbe (Srpska Lista) dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se incidenti në fjalë ka ndodhur si pasojë e një përleshjeje në mes dy qytetarëve (njëri shqiptar, tjetri serb), pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë e artikull e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others