Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i edituar i tokës së sheshtë paraqitet rrejshëm si fotografi e shkrepur nga misioni i Indisë në Hënë

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar një fotografi në të cilën paraqitet planeti Tokë në formë të sheshtë, të cilës i ka vënë mbishkrimin “Agjencia hapësinore e Indisë ka publikuar imazhin e parë të Tokës të marrë nga roveri hënor Chandrayaan-3”.

India ditë më parë u bë shteti i parë që ka ulur një anije kozmike “Chandrayaan-3” në polin jugor të Hënës, për të parë nëse ka bazë ujore. (këtu dhe këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi i postuar nga faqja e lartcekur, nuk është realizuar nga anija kozmike indiane “Chandrayaan-3”, por se e njëjta është e edituar dhe se në internet qarkullon qe disa vite.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Chanrayaan-3”:

https://www.facebook.com/Reis1954/posts/pfbid0oHpKmqxdLRky8wHAWk2AiWURDrzJaNHb5TiJqutGrmJJTt26tDBY12yBVZkcBzkql


Hibrid.info me anë të programit te automatizuar online “InVID”, ka vërtetuar se kjo fotografi qarkullon në internet të paktën që nga viti 2021, e cila është publikuar nga faqe të ndryshme në media sociale, që siç duket u takojnë ithtarëve të teorisë së tokës së sheshtë. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Se India në këtë mision në Hënë, nuk ka shkrepur fotografi në të cilën shihet planeti Tokë, është vërtetuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor. (shih këtu)

Përveç në ueb-faqe, kjo organizatë deri tani nuk ka postuar as në llogaritë zyrtare të saj në mediat sociale Facebook dhe X (ish-Twitter), asnjë fotografi të planetit Tokë të shkrepur gjatë misionit në Hënë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “The Reis” ka publikuar një fotografi të vjetër të edituar në të cilën shihet planeti Tokë në formë të sheshtë.

Me anë të këtij imazhi, faqja e lartcekur pretendon rrejshëm se imazhi është shkrepur gjatë misionit “Chandrayaan-3” të Indisë në Hënë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere