Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

HIBRID

Portali informativ “kosova-sot.info” ka publikuar dje (29 korrik) një artikull me titull “Shtatëvjeçari gjendet i vdekur brenda lavatriçes”.

Pas kontrollimit të fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, autori mund të ketë tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi që ngjarja ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ndërsa një gjë e tillë nuk qartësohet në titull.

Pasi që ky portal informativ është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë (bazuar nga përcjellësit në faqen e tyre në Facebook), përfshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit nuk qartëson se ku ka ndodhur ngjarja, mund që shumë lehtë t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të aludojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur diku në Kosovë.

Gjithashtu, përveç titullit edhe fotografia e artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “kosova-sot.info”:

Një djalë shtatëvjeçar është gjetur i vdekur brenda një lavatriçeje në shtëpinë e prindërve të tij në Teksas të enjten në mëngjes, dy orë pasi ishte raportuar i zhdukur në polici.

Trupi i Troy Khoeler u gjet brenda lavatriçes me ngarkesë të lartë në garazhin e shtëpisë së familjes së tij në Spring Teksas në orën 7:20 të mëngjesit, pasi prindërit e tij birësues thirrën policinë për të raportuar atë të zhdukur.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/633231/shtatevjecari-gjendet-i-vdekur-brenda-lavatrices/?fbclid=IwAR0Mz2msYcOeCvfXWiS0iTPkVJ5oVFeGTgf31axLOm0euTUpGniO2za-unY


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë (sipas të dhënave në faqen e këtij mediumi në Facebook), shumë lehtë mund t’i dezinformojë duke menduar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Gjithashtu edhe me anë të fotografisë së vendosur në artikull, ka tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”. Pra, as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes në tekst, pasi nuk qartësohet se bëhet fjalë për një ngjarje në Teksas-s të SHBA-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere