Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Egërsohet beteja mes rrjeteve sociale e dezinformimit: Twitter largon llogari të rreme

HIBRID

Twitter ka pezulluar një numër llogarish të rreme që pretendojnë të drejtohen nga mbështetës afrikano-amerikanë “black supporters” të Presidentit Donald Trump.

Kompania (Twitter) tha se llogaritë thyen rregullat mbi spam-at dhe bënë manipulim të platformës, si dhe njoftuan se mund të pezullojnë më shumë llogari që konstatohet se shkelin këto politika.

Washington Post së pari raportoi hetimin, duke gjetur mbi një duzinë llogarish të cilat përdorën gjuhë identike të përbërë nga frazat si “Unë jam i zi dhe e votoj Trump-in”.

Një përmbledhje e disa prej llogarive të pezulluara tregon se ata shpesh përdornin imazhe të vjedhura për t’u dukur reale, të tilla si fotot e burrave të zi nga artikujt e lajmeve. Ata ndonjëherë pretendonin se ishin në pronësi të veteranëve ushtarakë.

Darren Linvill, një studiues i dezinformimit të mediave sociale në Universitetin Clemson, gjeti dhjetëra llogari të tilla të cilat kishin gjeneruar rreth 265,000 ri-cicërima (retweets).

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të gjitha llogaritë që ai kishte monitoruar, janë larguar nga Twitter, por me këtë nuk ka arritur të largohet edhe ndikimi që e kanë pasur te lexuesit.

Në gusht NBC News raportoi operacione të padëshiruara nga llogari të rreme që paraqiteshin si mbështetës të zi të Trump, disa prej të cilave ishin në gjendje të tërhiqnin mijëra ndjekës para se të pezulloheshin. Një cicërimë, për shembull, mblodhi më shumë se 10,000 ri-cicërima përpara se të hiqej.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere