Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e vjetër ku shihet Kurti me dhjetë persona të tjerë përdoret për pretendime të pakonfirmuara

HIBRID

*Artikulli nga mediumi në gjuhën serbe “Kurir.rs” u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih këtu artikullin e korrigjuar)

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh, në të cilin shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tavolinë me dhjetë persona të tjerë. Fotografia duket të jetë e shumë viteve më parë.

Përmbajtja e publikuar në Facebook të mërkurën (11 mars) nga mediumi TV Arbëria, ka mbishkrimin “Zbardhen takimet e Albin Kurtit me të bijën e ish ministrit serb të Milosheviqit, Zoran Sokloviq”.

Postimit i është bashkangjitur edhe një vegëz në hapësirën për komente. Vegëza e publikuar në uebfaqen “arberia.tv” përmban një artikull që si titull e ka mbishkrimin e këtij postimi në Facebook (shih këtu).

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se pretendimi i paraqitur me anë të kësaj fotografie është i pakonfirmuar.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka marrë mbi 370 pëlqime dhe mbi 270 komente. Në bazë të asaj që shihet në imazh dhe brenda artikullit të bashkangjitur, vërehet se informacioni i raportuar është bazuar në një postim në Facebook të një llogarie me emrin “Ylber Lipa”.

Hibrid.info ka kontrolluar profilin në fjalë në Facebook, por nuk ka arritur ta gjejë postimin e përmendur. Nuk mund të konfirmohet nëse ai është fshirë ndërkohë ose nëse përmbajtja është publikuar në një profil apo hapësirë me qasje të kufizuar (shih këtu).


Në artikull përmendet se fotografia shfaq momentin e takimit të Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, bijën e Zoran Sokoloviq, ish-ministrit të ndjerë të Punëve të Brendshme në Serbi.

Ndonëse nuk specifikohet se cili nga personat në imazh është Lidija Sokoloviq, artikulli i referohet pretendimit në mbishkrimin e postimit të llogarisë “Ylber Lipa”.

Madje, artikulli përmend edhe pretendime për një “lidhje më intime” ndërmjet Kurtit dhe Sokoloviq, duke iu referuar deklaratave të ish-shefit të policisë së Beogradit, Marko Nicoviç (shih këtu).

Pretendimi për lidhjen e Kurtit me vajzën e ish-ministrit serb ishte dhënë edhe nga Bekim Haxhiu, por që nuk ishte konfirmuar asnjëherë (shih këtu).

Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, me fjalët “lidija sokolovic”, por nuk ka gjetur asnjë imazh të personit në fjalë për të konfirmuar nëse ajo ndodhet në këtë fotografi (shih këtu).


Pas publikimit të këtij imazhi me pretendimin e mësipërm, kanë reaguar disa persona që shfaqen në fotografi, të cilët i kanë mohuar këto pretendime dhe kanë ofruar sqarime personale lidhur me rrethanat reale në të cilat është realizuar fotografia.

Hibrid.info ka gjetur dy postime të dy personazheve (Naim Korça dhe Vjosa Shala) që thuhet se janë në këtë imazh. Në këto dy postime janë mohuar pretendimet në fjalë dhe është sqaruar se bëhet fjalë për një imazh të një grupi të studentëve shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar në Danimarkë (shih këtu).

Përmes “InVID”, programit të automatizuar të kërkimit, është gjetur një postim i datës 10 janar 2026, nga llogaria me emrin “Besnik Lajqi”. Në këtë postim që përmban të njëjtën fotografi, jepet sqarimi i njëjtë për kontekstin e shkrepjes së kësaj fotografie, si dhe pretendohet nga publikuesi se ai është autori i këtij imazhi (shih këtu).

Analiza:

Në rrjetin social Facebook nga një medium është publikuar një fotografi e vjetër ku shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tavolinë me dhjetë persona të tjerë. Postimi pretendon se fotografia dëshmon për takime të Kurtit me vajzën e Zoran Sokolović, ish-ministër i Punëve të Brendshme në Serbi gjatë regjimit të Slobodan Milošević.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info nuk ka gjetur prova që konfirmojnë këtë pretendim. Artikulli bazohet në një postim në Facebook të një llogarie me emrin “Ylber Lipa”, i cili postim nuk është gjetur gjatë verifikimit.

Gjithashtu, persona që pretendojnë se ndodhen në këtë fotografi kanë reaguar duke mohuar pretendimet dhe duke sqaruar se imazhi paraqet një grup studentësh shqiptarë gjatë një udhëtimi në Danimarkë.

Bazuar në këto gjetje, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere