Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

FFK-ja nuk iu referua Spanjës si “Al-Andalus”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Të martën (9 shtator), Kosova U21 luajti kundër Spanjës U21 në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U21 të vitit 2027, ndeshje e cila u mbyll me fitoren e mysafirëve (1-3).

Por, ishte paralajmërimi i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) për këtë ndeshje që ngjalli pakënaqësi dhe reagime në opinionin tonë.

Kjo, pasi RFEF, Republikës së Kosovës iu referua si “Territor i Kosovës”. (shih këtu)

Ndaj kësaj reagoi edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), duke i dërguar një letër presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan. Aty ka paraqitur notë proteste ndaj asaj që u cilësua si “veprim i papranueshëm i Federatës Spanjolle të Futbollit”.


Çka ndodhi në ndërkohë?

Veprimi i Federatës Spanjolle bëri që rrjetet sociale të mbushen me postime e komente nga më të ndryshmet.

Ishte një faqe në rrjetin social X ajo që bëri një postim duke i uruar mirëseardhje në Kosovë ekipit spanjoll, por që këtij të fundit iu referua me një emër tjetër. Faqja “Kosovan Football”, Spanjës iu referua me emrin Al-Andalus.

Por, disa media në gjuhën spanjolle, kësaj faqeje në X iu referuan si “faqe zyrtare e FFK-së”, gjë që nuk qëndron.

Sipas asaj që shihet në ueb-faqen zyrtare të FFK-së, del se faqja zyrtare e federatës sonë të futbollit në X është FFK, gjë që theksohet edhe te përshkrimi i saj, “Federata e Futbollit e Kosovës – profili zyrtar në X”.


Çka është faqja “Kosovan Football”?

Profili “Kosovan Football” në X, në përshkrimin që e ka brenda, askund nuk thotë se është faqe zyrtare e FFK-së. Madje nga vetë emaili që kanë vënë në dispozicion për komunikim, kosovanfooty@gmail.com, shihet se nuk kemi të bëjmë me një faqe zyrtare të FFK-së, pasi emailet e FFK-së përfundojnë me domainin “ffk-kosova.com” (info@ffk-kosova.com). Pra, ky profil është hapur për Kombëtaren e Kosovës, mirëpo nuk është profil zyrtar i FFK-së.


Çka raportuan mediat në gjuhën spanjolle?

Faqet në gjuhën spanjolle, si “mundodeportivo” dhe “latercera”, këtij profili i janë referuar si faqe zyrtare e FFK-së.

“Veç kësaj, përmes llogarisë së saj zyrtare në gjuhën angleze në rrjetin social X, FFK-ja e quajti Spanjën ‘ish Al-Andalus’. ‘I dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë territorit të ish Al-Andalusit në Republikën e Kosovës’, postuan ata”, shkruan në tekstin e medias “Mundo Deportivo”.

Ngjashëm ka raportuar edhe media tjetër, “La Tercera”, e cila po ashtu, postimit të “Kosovan Football” i është referuar si postim i faqes zyrtare të FFK-së.

Pse Al-Andalus?

Emërtimi “Al-Andalus” përdoret për të përshkruar periudhën historike kur pjesë të Spanjës ishin të pushtuara nga myslimanët (arabët dhe berberët), nga viti 711 deri në fund të shekullit të 15-të. Ky rajon quhej “Al-Andalus” dhe përfshinte pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë së sotme. Pushtimi dhe sundimi i këtij territori nga myslimanët solli zhvillim të rëndësishëm në fushat e kulturës, shkencës dhe arkitekturës.


Analiza:

Më 9 shtator, disa mediume në gjuhën spanjolle raportuan se profili zyrtar i FFK-së në X, Spanjën e ka quajtur “Al-Andalus”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u konstatua se pretendimi nuk është i vërtetë. Kjo për shkak se faqja “Kosovan Football”, të cilës i janë referuar mediat në Spanjë, nuk është faqe zyrtare, por një faqe e hapur për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Gjithashtu, hibrid.info ka kërkuarën të gjitha profilet zyrtare të FFK-së, dhe askund nuk ka gjetur se federata jonë e futbollit i është referuar Spanjës me emërtimin “Al-Andalus”.

Prandaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere