Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet minatorët e Trepçës, por është realizuar në Bosnje e Hercegovinë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Indeksonline.net” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar sot (20 prill) një fotografi në të cilën paraqiten disa minatorë duke u lutur.

Në përshkrimin e kësaj fotografie, portali i larcekur ka pretenduar se në të paraqiten minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi nuk paraqet minatorët e Trepçës, por se fotografia është realizuar në minierën “Stara Jama” në Zenicë të Bosnje e Hercegovinës.


Vegëza e postimit të fotografisë në Facebook nga faqja “Indeksonline.net”:

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/posts/pfbid0uMPyXLhuQRMF2bYVFrqsjZhh1NbgeZXpPuz39TjaYrQRSFwT9487f9mZQk3ZPKU1l

Ky postim ka arritur të grumbullojë mijëra reagime e qindra komente. (shih fotografinë më poshtë)

Screenshot i postimit të publikuar nga portali “Indeksonline.net” në faqen zyrtare në Facebook

Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo fotografi është publikuar më 15 korrik 2015 në platformën online për fotografi “Alamy” nga fotografi Dado Ruvic.

Imazhi mban përshkrimin “Minatorët e qymyrit luten ndërsa agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, 740 metra (2427 këmbë) thellë brenda minierës së qymyrit Stara Jama, në Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë, 15 korrik 2015”. (shih këtu)

Screenshot i fotografisë së publikuar në platformën online “Alamy” nga fotografi Dado Ruvic

E njëjta fotografi është përdorur edhe nga mediumi Radio Evropa e Lirë, në një artikull kushtuar minatorëve në Bosnje e Hercegovinë. (shih këtu)


Fotografia e publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e portalit “Indeksonline.net”, është shpërndarë edhe në disa faqe tjera në këtë rrjet social si “STOP Online”, “Pernime”, “Prishtina”, “Zerogjasht +” dhe “Universal”.


Analiza:

Në bazë të kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “Indeksonline.net” ka publikuar në Facebook një fotografi të minatorëve në Bosnje e Hercegovinë, me pretendimin se në të paraqiten minatorët e Trepçës gjatë ngrënies së syfyrit në një thellësi mbi 800 metra.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të portalit “Indeksonline.net” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere