Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pajisjet ushtarake ukrainase dhe ruse, paraqiten rrejshëm si donacion i dhënë Kosovës nga Turqia

FATBARDH DEMA

Një llogari në median sociale TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material të ndarë në dy sekuenca të cilat paraqesin disa pajisje ushtarake.

Këtij video-materiali, llogaria e lartcekur i ka vënë një mbishkrim duke pretenduar se armët e paraqitura në këtë material i janë dhënë Kosovës si donacion nga ana e Turqisë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i ngritur nga llogaria në fjalë është i rremë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7317031978694495493

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes programit të automatizuar “InVID”, është vërtetuar se pajisja që paraqitet në sekuencën e parë i takon ushtrisë ukrainase. (shih këtu dhe këtu)

Ndërsa pajisja ushtarake e paraqitur në sekuencën e dytë të video-materialit, është vërtetuar se i takon ushtrisë së Rusisë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se llogaria në TikTok “mtrks25” ka publikuar video-materiale të pajisjeve të ushtrisë ukrainase dhe ruse, me pretendimin e rremë se ato i janë dhënë donacion Kosovës nga Turqia.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere