Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Daçiq pretendon pa fakte se “qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova”

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (18 mars) me deklaratat e Ministritë të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pretendon se qëllimi kryesor i Albin Kurtit është “dëbimi i serbëve nga Kosova”.

Daçiq këtë deklaratë e bëri në seancën e sotme (18 mars) të Byrosë për Koordinimin e Punës së Shërbimeve të Sigurisë, të cilën e drejtoi sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Për pretendimin e bërë Daçiq nuk ofron ndonjë fakt që do ta mbështeste.

Vegëza e artikullit të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.blic.rs/vesti/politika/dacic-posle-sednice-biroa-za-koordinaciju-sluzbi-bezbednosti-stuacija-stabilna/p80n64t

https://nova.rs/vesti/politika/zasedao-savet-za-nacionalnu-bezbednost-dacic-se-oglasio-situacija-u-svetu-na-ivici-sukoba-pritisci-na-nas-ce-se-ustostruceni/

Pjesë nga deklarata e Ivica Daçiq:

Ai shtoi se është biseduar për situatën aktuale në Serbi, me referencë të veçantë për Kosovën dhe Metohinë dhe rreziqet që i kanosen popullit serb.

-Këto rreziqe vijnë para së gjithash nga Kurti, ideja kryesore e të cilit nuk është, ndoshta gojarisht është dialogu, por qëllimi kryesor i tij është dëbimi i serbëve nga Kosova dhe Metohia . Ata vetëm kanë analizuar situatën lidhur me migrimin ilegal pas vizitës së Komisionerit Evropian për Punë të Brendshme, si dhe të gjitha kërcënimet e tjera dhe situatën kur bëhet fjalë për rendin dhe paqen publike në Serbi – tha Daçiq.


Edhe pse i referohet një pretendimi se kryeministrit Albin Kurti synim ka dëbimin se serbëve nga Kosova, Daçiq nuk e argumenton atë me ndonjë fakt, që do të mund të ishte ndonjë dokument apo dëshmi e llojit tjetër.

Nga ajo që ka deklaruar Ministri i Jashtëtm i Serbisë, shihet që ekziston një narrativë e ndërtuar, por duke mos e argumentuar me ndonjë fakt.

Pretendimi se qëllimi kryesor i Prishtinës zyrtare është “dëbimi i serbëve nga vendbanimet e tyre në Kosovë” është pjesë e narracionit dezinformues, të cilën e sjellin zyrtarët shtetëror të Serbisë dhe mediat e afërta me pushtetin.

Këso lloj pretendimesh janë bërë në të kaluarën nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Komisioni për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, dhe udhëheqësit e tyre, Petar Petkoviq përkatësisht Millovan Drecun.

Disa nga pretendimet serbe që nuk argumentohen me asnjë fakt, janë trajtuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Ministri i Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, pretendon se qëllimi kryesor i Albin Kurtit është “dëbimi i serbëve nga Kosova”.

Daçiq pretendimin e bërë nuk e argumenton atë me ndonjë fakt, që do të mund të ishte ndonjë dokument apo dëshmi e llojit tjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendimn e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere