Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin Të fundit | Narrativa të kundërta në media sociale lidhur me protestën Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit”

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Verifikimi tregon se një deklaratë e tillë nuk gjendet në intervistën e Richard Grenellit.

Faqja në Facebook “Kosova Report” ka publikuar një përmbajtje me pretendimin se Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për Misione të Veçanta, ka thënë se “në Shtator do ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i pasaktë.


FAKTET

Pretendimi është bazuar në një intervistë të Richard Grenellit për “Gazeta Express”, në të cilën ai ka folur për krizën politike në Kosovë dhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Megjithatë, në tekstin e intervistës nuk gjendet ndonjë deklaratë e Grenellit se në shtator do të ketë zgjedhje apo se zgjedhjet do të mbahen pas kthimit të Hashim Thaçit.

Pjesa e artikullit ku thuhet se “vendi mund të shkojë lehtë në zgjedhje të reja në vjeshtë” është pjesë e përshkrimit të situatës politike nga autori i artikullit dhe nuk është citim i Grenellit. Kjo fjali, në artikullin e “gazetaexpress.com” nuk është vendosur në thonjëza dhe nuk i atribuohet atij (shih fotografinë më poshtë).


Në anën tjetër, në pjesën ku flet për Hashim Thaçin, Grenell shprehet se “Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”. Megjithatë, ai nuk përmend ndonjë datë për kthimin e Thaçit dhe as nuk e lidh kthimin e tij me mbajtjen e zgjedhjeve.

Sa i përket datës së shtatorit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se më 16 shtator do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmbajtja e publikuar në Facebook u trajtua për verifikim për shkak të ndërveprimit që kishte marrë deri në momentin e përgatitjes së këtij artikulli. Deri atëherë, ajo kishte grumbulluar 51 reagime, 46 komente dhe 1 shpërndarje.


Transparenca e faqes “Kosova Report”

Faqja “Kosova Report” në platformën Facebook ka mbi 70 mijë ndjekës. Sipas të dhënave të transparencës, faqja është krijuar më 12 qershor 2019, menaxhohet nga Italia dhe ka dy administrator. Historiku i faqes tregon se ajo ka ndryshuar emrin nga “Ushtria e Kosovës” në “Ushtria e Kosovës Report” më 10 shtator 2021 dhe pastaj më 19 shtator 2021 në “Kosova Report” (shih këtu).


Analiza

Faqja “Kosova Report” përmes një postimi ka pretenduar se Richard Grenell ka thënë se në shtator do të ketë zgjedhje në Kosovë pas kthimit të Hashim Thaçit.

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se Grenell nuk ka bërë një deklaratë të tillë dhe nuk e ka lidhur kthimin e Thaçit me zgjedhjet. Ajo pjesë e intervistës ku përmenden zgjedhjet në vjeshtë është shkruar nga autori i artikullit, ndërsa Grenell ka folur veçmas për dëshirën që Thaçi të lirohet dhe të kthehet në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere