Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Hapja e një marketi shqiptar në veri, cak i manipulimit nga një llogari në gjuhën serbe në “Telegram”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Ajo që po ndodh me Interex-in në Mitrovicë, i mbush raftet me produkte me afat të skaduar”, thuhet në postimin e publikuar sot (9 tetor) nga llogaria në gjuhën serbe në Telegram “БУНКЕР” (BUNKER).

Në këtë postim pretendohet se marketi Interex në Shipol, fshat që gjendet në komunën e Mitrovicës në jug, shet mallra të skaduara. Këtij publikimi i është vënë edhe një fotografi në të cilën shihen produkte me datë të skadimit 14.07.2022.

Në një postim tjetër, të bërë po sot disa minuta para pretendimit të mësipërm, kjo llogari shkroi po ashtu, “Terroristi shiptar Kurti sapo ka ardhur në Leposaviq për të hapur tregun shiptar të mbeturinave “Interex””.

Por, cila është e vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e vjetër dhe nuk është shkrepur sot (9 tetor) në ditën e hapjes së marketit Interex në Leposaviq, siç pretendohet nga llogaria në gjuhën serbe.

Hibrid.info ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar në artikullin e mediumit online “Mitropol.net” me datë 15 korrik 2022. (shih këtu)

Atëkohë ky medium kishte raportuar se marketi në fjalë (INTEREX), në paketimin e produktit te afati i skadencës figuronte data 14 korrik 2022, ndërsa fotografia ishte shkrepur një ditë më vonë (15 korrik 2022).

Kontekst

Marketi “INTEREX” sot (9 tetor) ka hapur pikën e saj të re në Leposaviq. Në hapje ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria në gjuhën serbe në Telegram “БУНКЕР” (BUNKER), ka pretenduar rrejshëm se sot (9 tetor) në ditën e hapjes së marketit Interex në Leposaviq, janë vërejtur produkte me afat të skaduar.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se kjo fotografi është e vjetër (15.07.2022), atëkohë kur mediumi Mitropol.net përmes një artikulli kishte raportuar se në marketin Interex në Mitrovicë, ishin vërejtur produkte në shitje të cilave u kishte skaduar afati një ditë më herët (14.07.2022).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e bërë në Telegram si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere