[email protected]
Titull i rremë për deklaratën e Vuçiq-it
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë Specialja.com ka publikuar një artikull me titull “Vuçiq: E mbajta premtimin, po e kthejmë Kosovën dhe kriminelët po i rehatojmë prapa grilave”. Mirëpo titulli i këtij artikulli del të jetë i sajuar, pasi që në përmbajtje paraqitet një deklaratë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bërë më 27 shtator, ku deklarohet kundër pavarësisë së Kosovës.  

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Vuçiq: E mbajta premtimin, po e kthejm Kosovën dhe kriminelët po i rehatojmë prapa grilave

Aleksandër Vuçiq deklaron se është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë se cili do të ishte kompromisi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, por shtoi se për të kërcyer tango, nevojiten dy persona.

“Jemi gati për bisedime dhe për zgjidhje të vështira, sepse nuk ka zgjidhje të lehta”, është shprehur lideri serb. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive.

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/27/vuciq-e-mbajta-premtimin-po-e-kthejm-kosoven-dhe-kriminelet-po-i-rehatojme-prapa-grilave/?fbclid=IwAR1pUuPu7O2gocipBkWCm4lelfH-XqI63VKFYWoEIou-k5Brlptf8VlyilY


Pas një kërkimi nga hibrid.info shihet se deklarata e Vuçiq-it e paraqitur në përmbajtje të artikullit të publikuar nga ky portal i dyshimtë, është shkëputur nga një e intervistë më e gjatë e presidentit serb, të transmetuar edhe nga mediat kosovare. Përkundër kontrollit të kësaj interviste, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë deklaratën “po e kthejmë Kosovën dhe kriminelët po i rehatojmë prapa grilave” e pretenduar nga specialja.com.

Vegëzat e intervistës së plotë të Vuçiqit që u transmetua nga disa media kosovare:

https://telegrafi.com/vuciq-cekic-ne-koke-te-godasin-se-njoh-kosoven-pa-kompromis/

https://zeri.info/aktuale/369589/vuciq-prishtina-duhet-ta-kuptoje-se-vetem-kompromisi-eshte-zgjidhje/


Analizë:

Artikulli i Specialja.com përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja nuk është e plotë dhe nuk korrespondon me titullin. Si rrjedhojë, ky artikull kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others