Të fundit | Pretendim i pakonfimuar se Kurti i kërkoi Bondsteel-it të paguajë qira Të fundit | Narrativa serbe se  Kurti do ta ndërtojë fushatën në “politikë anti-serbe”,… Të fundit | Profilet e rreme online si sulm kibernetik apo manipulim digjital i opinion… Të fundit | Himni i BE-së në videon e Kurtit paraqitet rrejshëm si himni i Maqedonisë s… Të fundit | Pretendim i rremë se gazetari gjerman Tiede ka bërë deklaratë për Kurtin dh… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh në Prishtinë për partitë pol… Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme dhe dezinformata për zgjedhjet dhe figura… Të fundit | Pretendim i rremë se pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro Të fundit | Konkurs i rremë pune Të fundit | Narrativa për “politikë antiserbe” dhe “fajësimin kolektiv të serbëve” në p…
[ ARTIKULLI ]

Haxhi Krasniqi nuk tha se “nuk flet” me Luan Krasniqin

HIBRID

Disa media online kanë raportuar rreth një përshkrimi të boksierit, Haxhi Krasniqi, për raportin tij me ish-boksierin tjetër, bashkëvendësin e tij, Luan Krasniqit. Mirëpo, në shumë prej mediave, titulli “Haxhi e Luan Krasniqi nuk flasin mes vete: I pata kërkuar ndihmë, nuk pati kohë të merret me mua” i artikullit lidhur me këtë pohim të boksierit Haxhi Krasniqit, nuk përputhej me përmbajtjen.

Haxhi Krasniqi gjatë një interviste të gjatë të bërë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova (16 tetor), duke rrëfyer për karrierën e tij deri në shpalljen kampion bote, rrëfeji edhe eksperiencën me Luan Krasniqin. Ai tha se në fillim të karrierës si boksier i kishte kërkuar ndihmë Luan Krasniqit, por se ai nuk ishte përgjigjur, duke aluduar se ka qenë i zënë me karrierën e tij. Si rrjedhojë, ky pohim i Haxhiut kundërshton edhe pretendimet e disa mediave që ta paraqesin raportin mes tij dhe Luan Krasniqit si të acaruar.

Vegëzat e disa publikimeve në mediat kosovare që posedojnë titull tendencioz:

https://insporti.com/haxhi-e-luan-krasniqi-nuk-flasin-mes-vete-i-pata-kerkuar-ndihme-nuk-pati-kohe-te-merret-me-mua/?fbclid=IwAR3wsWxlmqRA4FC8PxnKrZOLHiQ9ZxLmc09R2pzLtbjLYgnWH6lbs7RFnxw

http://www.arbresh.info/sport/haxhi-krasniqi-zbulon-se-nuk-flet-me-luan-krasniqin-i-pata-kerkuar-ndihme-nuk-pati-kohe-te-merret-me-mua/?fbclid=IwAR2m46qdidapIdIdOGx5goGqD3ONIzgWNtbrE9e0SXcHPRtbF4ksDO6Nybk


Por Haxhiu asnjëherë gjatë kësaj interviste nuk tha se ka ndonjë raport të keq me Luanin apo që “nuk flet me të”, duke mohuar kështu pretendimet e paraqitura në titujt e këtyre artikujve:

“Me Luanin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo bashkëpunim. Pak i kam kërkuar ndihmë në fillim, por e kam parë që ai ishte tejet i zënë”.

Vjegëza e intervistës së Haxhi Krasniqit në Klan Kosova, (minuta 40:40):

https://www.facebook.com/217277844993483/videos/678430152778828/

Pretendime për ta paraqitur raportin mes këtyre dy boksierëve si jo të mirë, ka pasur edhe pak ditë më parë nga disa media që kanë status të dyshimtë. Në titujt e artikujve të botuara nga këto media, është shkruar gjoja se Luan Krasniqi e ka favorizuar kundërshtarin e Haxhi Krasniqit në ndeshjen për titullin e kampionit të botës.

Analiza:

Në bazë të analizës së fakteve, vërehet se artikujt e publikuar nga mediat e lartpërmendura, kanë titull që nuk i përgjigjet saktësisht pohimit të boksierit Haxhi Krasniqi. Gjithashtu, deklarata e Haxhiut për Luan Krasniqin që gjendet në përmbajtjen e këtyre artikujve, është reale në krahasim me titullin. Ky veprim, në bazë të analizës, tregon se këto media kanë dashur që të vendosin titullin sa më tërheqës për lexuesit, duke e ditur se raporti mes këtyre dy boksierëve, nxitë reagime në opinionin e gjerë. Për këtë arsye, hibrid.info i kategorizon këto publikime nga mediat si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clikckabit – janë ato tekste dhe artikuj që synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere