Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Luan Krasniqi nuk ka përkrahur kundërshtarin e Robin Krasniqit

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” e  ka publikuar një artikull me titull “Luan Krasniqi ‘Pëlcet’ nga inati: Dominic Boselin meritoi fitoren, por Robini pati shumë fat”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas hulumtimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e publikuar e ish-boksierit Luan Krasniqi.

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Luan Krasniqi ‘Pëlcet’ nga inati: Dominic Boselin merioti fitoren por Robini pati shumë fat

Boksieri me origjinë shqiptare dhe njëri nga legjendat e boksit në Gjermani, Luan Krasniqi ka thënë se Dominic Boselin ka merituar meçin ndaj bashkëkombësit të tij Robin Krasniqi, transmeton sotneëss

Robin Krasniqi e mboshti në roundin e 3të dhe fati ishte në anën e bashkëkombasit dhe kusheririt tim por unë mendoj se ku është meç i fituar me fat shumë të madh. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive.

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/10/luan-krasniqi-pelcet-nga-inati-dominic-boselin-merioti-fitoren-por-robini-pati-shume-fat/?fbclid=IwAR2PnSBq6doNsvGJXQY3EOx_fQFser81I8oiD5kgVBTIot_gnidX2D6Lnlw

Gjatë hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, e vetmja deklaratë Luan Krasniqit lidhur me këtë çështje, ishte urimi përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, drejtuar bashkëvendësit të tij, Robin Krasniqi për titull kampion bote.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3857959314231467&id=470166159677483

Analiza:

Artikulli i Specialja.com përmban titull dhe përmbajtje të rreme, me të cilën synon të tërheqë lexuesit që të klikojnë në artikuj të tillë. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere