Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Berjani nuk parasheh ulje të çmimit të derivateve të naftës

HIBRID

Media online “GazetaBlic.com” ka publikuar një artikull me titull “Berjani tregon kur pritet të bie çmimi i derivateve!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në këtë intervistë për “GazetaBlic.com”, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur rreth çmimit të derivateve në Kosovë, që sipas tij është i lartë.

Mirëpo, Berjani ka folur për mundësinë e ndryshimit të çmimit të derivateve të naftës gjatë javës tjetër, por dhënë hollësi tjera sikurse ajo që pretendohet në titullin e artikullit – parashikimi për ulje të çmimit.

“Nga java e ardhshme do të shihet trendi se a do të ketë rritje apo ulje të çmimeve”, tha ndër të tjerash Berjani për “GazetaBlic.com”.

Pjesë nga intervista e Berjanit dhënë për “GazetaBlic.com”:

Berjani, tha për “Gazeta Blic” se trendet globale të derivateve, flasin për ngritje të vazhdueshme të çmimeve.

“Trendi po tregon se në gjithë globin do të ketë rritje rekorde të çmimeve ka gjasa të arrin çmimin deri 1.60 cent për litër Dizell”, tha ai.

Ky përfaqësues i naftëtarëve pohon se në tregun e derivateve ka ndikim edhe situata e tensionuar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Megjithatë, sipas Bejranit nga java e ardhshme mund të kuptohet qartë trendi i lëvizjes së çmimeve tek derivatet.

“Nga java e ardhshme do të shihet trendi se a do të ketë rritje apo ulje të çmimeve”, tha ai.

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaBlic.com”:

http://gazetablic.com/berjani-tregon-kur-pritet-te-bie-cmimi-i-derivateve-ne-kosove/


Artikulli me titull të njëjtë është shpërndarë edhe nga disa media tjera online në Kosovë si “Reporteri.net” dhe “FaktePlus.net”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “GazetaBlic.com” ka publikuar një intervistë të kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka thënë se nga java e ardhshme do të shihet se a do të ketë ulje apo rritje të çmimit të derivateve.

Por, “GazetaBlic.com” këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat, me pretendimin se Berjani ka treguar se kur do të ketë ulje të çmimit të derivateve.

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere