Mediume në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull më 17 qershor lidhur me pretendimet e Petar Petkoviq-it, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës.
Petkoviq në një konferencë për shtyp pretendon se në natën e 16 qershorit, siç është shpreur, “policia e [Albin] Kurtit” ka tentuar t’i kryej disa arrestime në lagjen e bonjakëve në veri të Mitrovicës. Siç ka thënë ai, ishte bërë përpjekje “të arrestohen dy vëllezërit, Goran dhe Vlada Vuçetiq, në qendër të qytetit, e më pas edhe Miroslav Zhivkoviqin”.
Pretendimi i bërë nga Petkoviq u mohua nga bashkëshortja e Miroslav Zhivkoviqit, e cila flet edhe në emër të dy vëllezërve Vuçetiq të cilët i kishte kontaktuar.
Vegëza e artikullit të publikuar në mediat në gjuhën serbe:
https://www.republika.rs/vesti/srbija/443553/petar-petkovic-aljbin-kurti-napadi-na-srbe
Pjesë të deklaratës se Petar Petkoviq:
“Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë natë, e cila ishte ferr për qytetarët, është që Kurti të provokojë gjatë gjithë kohës dhe të dëshirojë të shkaktojë konflikte dhe luftë. Policia e Kurtit ka tentuar të bëjë disa arrestime dje dhe sonte në mëhallën e Boshnjakëve, pastaj ka tentuar të arrestojë dy vëllain Goran dhe Vlad Vuçetiqin në qendër të qytetit e kanë ndjekur edhe Miroslav Zhivkoviqin, i cili është shok i Lunes (Milun Milenkoviq) dhe ka zgjatur gjithë natën, tani situata është më e qetë, autoblindat i kanë zëvendësuar me ‘Skoda’, por është ende një numër i madh i forcave speciale me tuba të gjatë”.
Përkundër pretendimit se tre qytetar serb janë ndjekur nga Policia e Kosovës për t’u arrestuar natën e 16 qershorit, bashkëshortja e njërit prej tyre (Miroslav Zhivkoviq) e ka mohuar një pretendim të tillë. E kontaktuar nga portali informativ në gjuhën serbe “Kossev” Jelena Z. pretendon se burri i saj mbrëmjen e 16 qershorit e ka kaluar gjithë kohën me familjen e tij dhe se asgjë nuk ka ndodhur.
“Nuk e di nga e ka marrë zoti Petkoviq informacionin se dikush po e ndiqte burrin tim”. Burri im ishte me familjen e tij në shtëpi mbrëmë, askush nuk na erdhi në derë, as nuk trokiti, as nuk e ndoqi”. (këtu, këtu)
Jelena Z., siç bënë të ditur vetë, ka kontaktuar edhe me dy të tjerët e apostrofuar nga Petkoviq, të cilët po ashtu i kanë thënë se mbrëmë nuk ka ndodhur asgjë me ta.
“Kam biseduar me ta sot, djemtë ishin nëpër qytet, duke ecur, askush nuk i ndiqte zoti Petkoviq”. Ju lutemi mos i etiketoni djemtë tanë, këta janë vëllezërit tanë, fëmijët tanë, prindërit tanë, burrat dhe baballarët tanë.” (këtu, këtu)
Për më tepër, Petkoviq pretendon se mbrëmjen e 16 qershorit, forcat speciale, që ai i quan ROSU me mbi 30 automjete të blinduara, të veshur me maska, të armatosur me armë të gjata, kanë ngacmuar gjithë veriun e Mitrovicës.
Policia e Kosovës njofton për angazhimin e njësive policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë në mbrëmjen e 16 qershorit, për arrestimin e dy personave në dy lokacione të ndryshme me urdhëresa nga gjykata për vepra të ndryshme penale. Nuk jepen detaje tjera rreth të arrestuarve dhe aksionit të njësive policore. (këtu)
Analiza:
Petar Petkoviq në një konferencë për media, kishte pretenduar se janë ndjekur tre qytetarë serb në veri të Mitrovicës, duke i bërë të ditur me emra.
Një gjë e tillë u mohua nga bashkëshortja e njërit nga të apostrofuarit, duke folur edhe për dy të tjerët me të cilët kishte kontaktuar vet.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.
Vlerësimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.