Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Haziri nuk ka përmendur koalicion, por vetëm konsultime mes LDK-së dhe VV-së lidhur me një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

“Kryetari Abdixhiku është duke punu rreth një koalicioni me VV-në”, mban përshkrimin një video e postuar të premten (17 prill) në Facebook nga faqja “Ulpianapress”.

Në këtë video paraqitet deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, duke folur para gazetarëve.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Haziri nuk ka përmendur çështjen e koalicionit, siç pretendohet në përshkrim të videos.


Para nisjes së seancës së Kuvendit (17 prill), Haziri foli për mediat, duke deklaruar se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) janë në konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit (këtu).

Çka tha konkretisht Haziri?

“Jemi në konsultime aktive, kryetari i LDK-së është duke punuar për t’i dhënë mundësi një marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së. Ky është qëllimi ynë, që të bëhet shteti funksional dhe të kemi organin më të lartë përfaqësues sa më shpejt. Jemi në 11 ditët e fundit dhe ky afat duhet të na obligojë që sa më shpejt t’i japim vendit një marrëveshje. Bashkëpunimi është vlerë, nuk është dobësi. LDK-ja vazhdon të afirmojë që vetëm përmes bashkëpunimit të arrihet një marrëveshje”, deklaroi Haziri.

Pra, në asnjë rast Haziri nuk ka përmendur fjalën “koalicion”, siç pretendohet.


Deri në shkrimin e këtij artikulli, postimi i publikuar në Facebook nga faqja “Ulpianapress”, ka arritur të grumbullojë gjithsej 279 reagime, 94 komente e 5 shpërndarje.


Analiza

Përmes një videoje të publikuar në Facebook pretendohet se Lutfi Haziri ka folur për një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, duke ia atribuuar këtë deklaratë në përshkrim.

Pas verifikimit të fakteve, rezulton se Haziri nuk ka përmendur fare koalicion, por vetëm konsultime mes LDK-së dhe VV-së lidhur me një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe funksionimin e institucioneve.

Gjithashtu, kur videoja hapet dhe dëgjohet deklarata e plotë, bëhet e qartë se ai nuk flet për koalicion, por për bashkëpunim dhe marrëveshje institucionale.

Pra, përshkrimi i videos nuk përputhet me atë që thuhet në përmbajtjen origjinale. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere