Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Hibrid.info pjesëmarrës në konferencën Point në Sarajevë

HIBRID

Hibrid.info, nga data 15 deri më 17 qershor 2023, ka qenë pjesëmarrëse në Konferencën Point, më e madhja në rajon për fushën e medias dhe komunikimit.

Temat boshtë të kësaj konference ishin: Mjetet dhe mënyrat se si përdoren lajmet e rreme dhe dezinformatat për ta arsyetuar një pushtim; teknologjitë e reja dhe përdorimi i drejtë i tyre në të mirë të shoqërisë; transformimi i mediave; risitë teknologjike në luftimin e dezinformatave; Inteligjenca Artificiale problemet dhe mundësitë si dhe tema të tjera.

Në këtë konferencë kanë bërë prezantimet e tyre profesionistë dhe ekspertë të ndryshëm nga e gjithë bota, të profilizuar në tema dhe çështje specifike, me të cilët përfaqësues të Hibrid.info kanë arritur që të diskutojë çështje të veçanta sa i përket gjendjes aktuale në Kosovë dhe rajon.

Profesionistë dhe ekspertë të ndryshëm kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të fillojnë bashkëpunime me Hibrid në fusha dhe ide të reja, duke bërë shkëmbime përvojash dhe duke diskutuar projektet e mundshme të përbashkëta. Po ashtu, është diskutuar dhe debatuar me ekspertë të kontrolluesve të fakteve nga vende të ndryshe, si Ukraina, Gjeorgjia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, dhe vende të Bashkimit Evropian, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku temë e përgjithshme ishte ndikimi dhe shpërndarja e propagandës ruse në të gjitha këto hapësira dhe mundësitë për t’i identifikuar dhe luftuar këto. Po ashtu, janë krijuar mundësi dhe kontakte për t’i zgjeruar bashkëpunimet në të ardhmen për një të mirë të përbashkët kundrejt një influence shpërndarjesh së dezinformatave dhe lajmeve të rreme nga i njëjti burim.

Konferenca POINT organizohet nga rrjeti ACTION SEE, saktësisht organizatat nga Bosnja e Hercegovina “Zašto Ne”.

Konferenca POINT është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon dhe është një platformë që inkurajon përdorimin e teknologjive të reja – mjet për edukimin për përdorimin e teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale; forum për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave; inkubator për zhvillimin e ideve, projekteve dhe strategjive; vend virtual për rrjetëzimin dhe informimin e përdoruesve të internetit të ndërgjegjshëm social; si dhe një rrjet social për eksplorimin dhe kërkimin e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve dhe ndërtimin e koalicioneve.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere