[email protected]
Titulli dhe fotografia nuk e sqarojnë se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Vriten 3 gra dhe plagosen 4 persona të tjerë”.

Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin që paraqitet në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Fidene (Itali).

Në Fidene, një person i armatosur ka qëlluar brenda një lokali duke vrarë tre persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tragjedia ndodhi në via Monte Giberto gjatë një takimi për ndarje pronash, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një godinë apo për një konsorcium vilash

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Gjithashtu, lajmi nuk qartësohet as me anë të fotografisë, pasi në të shihet vetëm fjalia “LAJMI I FUNDIT”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/656049/vriten-3-gra-dhe-plagosen-4-persona-te-tjere/?fbclid=IwAR2Z5duViFH-wemaqi1w9dwvsobRoBLlczYJSbLnr2Gvu15brJlHqfPK5gg


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj të publikuar në mediume online në Itali, të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me vrasjen dhe plagosjen e disa personave në Firene (distrikt i kryeqytetit italian, Roma), ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others