Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Ende nuk është marr vendim për nivelin e pagës minimale

HIBRID

Portali i dyshimtë “Ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “Me ne fund kjo pritej, Sipas vendimit të ri ja sa do te rriten pagat”.

Nga verifikimi i fakteve nga hibrid.info, vërehet se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet njoftimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili dje (21 shkurt) bëri të ditur se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale.

Pra, ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje dhe nuk dihet se sa do të ketë rritje të pagës minimale, pasi Kurti në këtë njoftim tha se “në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/me-ne-fund-kjo-pritej-sipas-vendimit-te-ri-ja-sa-do-te-rriten-rrogat/?fbclid=IwAR0R4OdqjwNDqt70S8rFiPSUoUjCOqsqlmGWGGQA8OTo6kLEg10JjXqp80M

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebok nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Njoftimin e Kurtit lidhur me fillimin e punës drejt rritjes së pagës minimale mund ta gjeni këtu.

Hibrid.info ka gjetur disa nga mediat online që kanë raportuar saktë lidhur me këtë çështje, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Ingazetaa.com” ka publikuar njoftimin e Kurtit, i cili ka bërë të ditur se Qeveria e tij ka nisur punën drejt rritjes së pagës minimale.

Por, këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i sajuar me pretendimin se tashmë është marrë një vendim i tillë se sa do të jetë kjo rritje.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere