Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Videoja e vjetër e përplasjes së Memli Krasniqit me disa zyrtarë policorë prezantohet si ngjarje aktuale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material ku shfaqen pamje të një rruge, dhe në audion e saj dëgjohen zëra të ngritur nga disa persona. Videoja shoqërohet me mbishkrimin “Memli shan policët e Kosovës”.

Kjo përmbajtje me këtë pretendim është publikuar në TikTok nga një llogari me emrin “bubazhel”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se bëhet fjalë për një video të vjetër, ku raportohej se Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ishte përplasur verbalisht me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Publikuesi i këtij materiali në TikTok nuk ka specifikuar kohën e saktë të ndodhjes së ngjarjes, çka mund të çojë audiencën në besimin se bëhet fjalë për një ngjarje aktuale.


Duke qenë se video-materiali mban vulën e mediumit online “Insajderi.org”, hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur këtë video-material, bashkangjitur një artikulli me titullin “Dënojnë shoferin e tij, deputeti Memli Krasniqi u bërtet policëve”.

Ky lajm ishte publikuar në ueb-faqen e këtij mediumi, më 20 maj të vitit 2021.

Në kreun e këtij artikulli shkruan “Memli Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur verbalisht mbrëmë me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Krejt kjo pasi i dënuan shoferin, i cili kishte kaluar semaforin në të kuqen”.

Tutje brenda tekstit raportohet se Krasniqi dëgjohet duke kërcënuar policët me fjalët “A del ti nesër në punë”.


Analiza:

Publikohet një video-material që shfaq kryetarin aktual të PDK-së, Memli Krasniqi në një përplasje verbale me disa zyrtarë policorë të Kosovës.

Por, që ngjarja kishte ndodhur në vitin 2021, gjë e cila nuk sqarohet në publikim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere