Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

HibridLAB anëtarësohet në Aleancën Botërore të Inovacionit në Media (GAMI)

HIBRID

Platforma Hibrid.info, së bashku me programin e saj inovativ HibridLAB, është anëtarësuar në Aleancën Botërore të Inovacionit në Media (Global Alliance for Media Innovation – GAMI), pjesë e Asociacionit Botëror të Publikuesve të Lajmeve (World Association of News Publishers – WAN-IFRA). Kjo arritje e rëndësishme përbën një tjetër hap të madh për Hibrid.info në avancimin e standardeve globale në luftën kundër dezinformimit dhe inovacionit mediatik.

Pasi është bërë anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN) dhe Rrjetit Evropian për Standardet e Kontrolluesve të Fakteve (EFCSN), Hibrid.info forcon edhe më tej pozitën e saj si një ndër platformat më të besueshme për verifikimin e fakteve dhe edukimin mediatik në rajon dhe më gjerë. Anëtarësimi në GAMI përmes HibridLAB, një platformë që nxit inovacionin teknologjik përmes bashkëpunimit ndërmjet studentëve të gazetarisë dhe teknologjisë informative, i lejon Hibrid.info të kontribuojë në përpjekjet globale për të adresuar sfidat e dezinformimit.

Ky anëtarësim në rrjetet më të mëdha dhe të rëndësishme ndërkombëtare si GAMI, IFCN dhe EFCSN, është një dëshmi e qartë e përkushtimit të Hibrid.info për të çuar përpara profesionalizmin dhe standardet etike të gazetarisë dhe për të ofruar zgjidhje të reja për rregullimin e përmbajtjes digjitale. Me HibridLAB, platforma synon të sjellë inovacione të reja teknologjike, përfshirë përdorimin e Inteligjencës Artificiale për rregullimin e infosferës, duke ofruar zgjidhje praktike për sfidat që përballen platformat mediatike në botën moderne.

Përveç kësaj, Hibrid.info, nëpërmjet HibridLAB, luan një rol kyç në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare si një vend i angazhuar në zhvillimet teknologjike dhe inovacionet mediatike. Ky anëtarësim është një arritje historike, pasi është i pari për një organizatë nga rajoni që bashkohet me GAMI, duke e vendosur Hibrid.info në pararojë të zhvillimeve globale.

WAN-IFRA (Asociacioni Botëror i Publikuesve të Lajmeve) është një organizatë globale që mbështet gazetarinë cilësore, lirinë e medias dhe zhvillimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit për industrinë e lajmeve. Ndërkohë, Aleanca Botërore për Inovacionin në Media (GAMI) synon të promovojë inovacionin përmes laboratorëve të medias dhe qendrave kërkimore nga e gjithë bota. Anëtarësimi i HibridLAB në këtë rrjet i ofron platformës qasje në hulumtime të avancuara dhe bashkëpunime me laboratorë inovativë, duke e vendosur atë në ballë të zhvillimeve të reja teknologjike.

Ky anëtarësim jo vetëm që promovon Hibrid.info dhe HibridLAB si liderë të inovacionit dhe luftës kundër dezinformimit, por gjithashtu përforcon rolin e tyre si një partner i besueshëm për organizatat dhe donatorët ndërkombëtarë që kërkojnë zgjidhje të reja për sfidat mediatike në epokën digjitale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere