Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Himni i BE-së në videon e Kurtit paraqitet rrejshëm si himni i Maqedonisë së Veriut

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Melodia e dëgjuar në audio të këtij video-materialit, i përket himnit të Evropës.

Publikohet një video-material me mbishkrimin që pretendon se shfaq kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nderuar himnin shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Video-materiali me këtë pretendim është publikuar në Facebook, të shtunën (9 maj) nga një faqe me emrin “Drenica Graphic” dhe të dielën (10 maj) nga faqja me emrin “Kosovalb.com”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Hibrid.info vërejti se melodia e dëgjuar në audio të këtij video-materialit, i përket himnit të Evropës.

Deri në momentin e trajtimit, videoja e publikuar në “Drenica Graphic” ka marrë mbi 70 mijë shikime, ka mbi 600 pëlqime e 300 shpërndarje dhe ka mbi 280 komente.

Ndërsa në videon tjetër të publikuar në “Kosovalb.com” ajo ka afër 7 mijë shikime, mbi 50 pëlqim e 30 shpërndarje dhe mbi 30 komente.

Nga përmbajtja e komenteve në këto publikime, është vlerësuar se audienca ka mundësi ta përceptojë pretendimin si të besueshëm.


Për shkak se në këtë video shfaqet kryeministri Kurti në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, hibrid.info së pari kontrolloi përmes makinës së kërkimit “Google” me fjalët “albin kurti dhe hristijan mickoski” (shih këtu).

Gjetjet e këtij kërkimi rezultuan në disa artikuj që raportonin praninë e Kurtit dhe Mickoskit pranë njëri-tjetrit në kongresin e koalicionit VLEN, të mbajtur të shtunën në Shkup (shih këtu, këtu dhe këtu).

Madje në disa artikuj tjerë u raportua se në ngjarjen ku ishte pranishëm Kurti, nuk u intonua himni shqiptar, duke u vendosur vetëm himni i Bashkimit Europian (BE) (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info hulumtoi nëpërmjet “Youtube”, platformës së publikimit të përmbajtjeve vizuele (shih këtu). Kërkimi shfaqi videon-materialin e kongresit në fjalë (shih këtu). Nga audioja e videos vërtetohet se në fillim të kongresit u intonua vetëm një himn (shih këtu).

Duke u bazuar në pretendimin e trajtuar dhe në raportimin e mediave, hibrid.info përmes Youtube, kërkoi informata për himnin e Maqedonisë së Veriut dhe atë të BE-së. Pas verifikimit të audiove të të dy himneve, u vërtetua se melodia e dëgjuar në kongresin e VLEN, është e himnit të BE-së (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Një video-material i shpërndarë në Facebook pretendon se shfaq Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nderuar himnin shtetëror të Maqedonisë së Veriut gjatë një ceremonie zyrtare.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, rezultoi se pretendimi i ngritur në mbishkrimin e videos nuk është i saktë.

Përmes hulumtimit u vërtetua se muzika që dëgjohet në sfond nuk është himni i Maqedonisë së Veriut, por himni i Evropës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere