Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin Të fundit | Narrativa të kundërta në media sociale lidhur me protestën Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i shfaqur në një emision, i gjeneruar nga inteligjenca artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shihet Agim Pllashniku, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), duke treguar një fotografi që e mban në duar.

Përmbajtja e publikuar të shtunën (20 dhjetor) në Facebook nga faqja me emrin “Kojshia Show – Sadri Imeri”, ka mbishkrimin “Agim Pllashniku zbulone foton e Dejona Mihalit me ish Kryeministren Serbe Bernabiq”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Fotografia të cilën e ka ndarë Pllashniku, me titullin “Dalin fotot e Dejona Mihajlit me Kryeministren e Serbisë!“, ku shihet kordinatorja për komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihaili dhe kryetarja e parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, është e gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA).

Deri në momentin e trajtimit përmbajtja ka mbi 140 pëlqime dhe mbi 160 komente, ndërsa faqja që ka publikuar atë, ka afër 290 mijë ndjekës (shih këtu).


Postimi përmban edhe vegëzën e një video-materiali të publikuar të shtunën (20 dhjetor) në kanalin në Youtube të emisionit “Kojshia Show”, me titullin “Agim Pllashniku zbulone foton e Dejona Mihalit me ish Kryeministren Serbe Bernabiq” (shih këtu). 

Kjo video është shkëputur nga intervista e zhvilluar e Pllashnikut në këtë emision dhe është publikuar ndaras (shih këtu).


Për shkak se fotografia që shfaq Pllashniku, duket se është printuar nga një publikim në TikTok, hibrid.info kontrolloi me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID” dhe gjeti se fotografia ku shihen Mihali dhe Bërnabiq është publikuar në Facebook nga faqja “Shadervani” dhe llogaritë me emrat “Afrim Delija” e “Bashkim Gashi”.

E njëjta është gjetur e publikuar po ashtu në TikTok nga llogaritë me emrat “hajrush.ismajli” dhe “deli.zeneli”.

Imazhi po ashtu haset në komente të publikimeve të ndryshme në Facebook (shih këtu).


Hibrid.info kontrolloi me anë të makinës së kërkimit “Google”, me fjalët kyçe “dejona mihali dhe ana bërnabiq”, por nuk hasi në një artikull të besueshëm, që do të konfirmonte takimin ndërmjet Mihalit dhe Bërnabiqit (shih këtu).

Bazuar në faktin që nuk ekzistojnë burime kredibile që mund ta konfirmojnë këtë takim, hibrid.info e kontrolloi vërtetësinë e fotografisë, me anë të platformës “HiveModeration”, e cila vlerëson nësë përmbajtjet janë të gjeneruara nga IA.

Rezultatet e shfaqura pas verifikimit tregojnë gjasa të mëdha që imazhi të ketë përmbajtje të gjeneruar nga IA ose deepfake.

Analiza:

Fotografia të cilën e shfaq veterani i UÇK-së Pllashniku në emisionin “Kojshia Show”, është e manipuluar.

Kjo përmbajtje rezulton të jete e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere