Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pa fakte pretendohet se një grua që reagoi ndaj rezultatit të zgjedhjeve në ShBA është shqiptaro-amerikane

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video-material ku shihet dhe dëgjohet një grua teksa shprehet në gjuhën angleze me tone të larta dhe me gjuhë të papërshtatshme.

Në titrat që i janë vendosur videos, shkruhet se ky reagim i gruas në fjalë vjen pas rezultatit zgjedhor të Kamala Harrisit, kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), e cila humbi ndaj republikanit Donald Trump.

Kjo përmbajtje është publikuar më 10 nëntor në platformën “X” (ish-Twitter), nga një llogari me emrin “vukfenix”, në mbishkrimin e të cilës pretendohet se gruaja e shfaqur në këtë video i përket komunitetit shqiptaro-amerikan.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka vlerësuar se në këtë përmbajtje nuk vërehen prova dhe dëshmi që mund të konfirmojnë prejardhjen apo përkatësinë etnike të gruas, e cila shfaqet aty.


Në video mund të kuptohet se protagonistja flet në gjuhën angleze dhe shpreh pakënaqësinë pas rezultatit në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Hibrid.info ka hulumtuar me anë programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, dhe ka gjetur të njëjtën video të publikuar një ditë më herët (9 nëntor) në platformën “X”, nga një llogari me emrin “Concerned Citizen”.

As në këtë publikim nuk saktësohet identiteti i gruas në fjalë dhe mungon pretendimi që e njëjta i takon komunitetit shqiptaro-amerikan.


Analiza:

Pretendimi se një grua, e cila shihet në një video teksa shfaq pakënaqësinë për rezultatin zgjedhor në ShBA, i përket komunitetit shqiptaro-amerikan, është i pasaktë.

Nga ajo që vërehet, është e vështirë të konstatohet se gruaja në fjalë i takon komunitetit të pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Manipulim i fakteve” e “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si Manipulim i fakteve marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si Dezinformatë e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere