Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere… Të fundit | Si po përdoret figura e Rifat Jasharit për të prodhuar keqinformata Të fundit | Një deklaratë e sajuar paraqitet si e Kurtit Të fundit | Rishikimi i javës: Fotografi e manipuluar me IA që paraqiste rrejshëm Llugi…
[ ARTIKULLI ]

Rikthehen postimet e rreme lidhur me ish-presidenten kroate

HIBRID

Një faqe në Facebook me emrin “theChive” ka postuar disa fotografi që paraqitet imazhi i një gruaje në plazh, duke pretenduar se është ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Por kjo nuk është e vërtetë, pasi gruaja e veshur me bikini është modelja amerikane Coco Austin.

Por kjo nuk është e vërtetë, pasi gruaja e veshur me bikini është modelja amerikane Coco Austin. I njëjti pretendim rremë është rikthyer, pas disa vitesh, pasi që i njëjti ishte shpërndarë edhe më herët.

Hibrid.info përmes kërkimit me “Google Images” ka gjetur se këto fotografi janë të modeles Coco Austin, e cila është edhe gruaja e reperit amerikan Ice T.

Postimi i këtyre fotografive nga faqja “theChive” në Facebook mund të shihet më poshtë.

https://www.facebook.com/theCHIVE/photos/a.10150308726511742/10159966282011742/?type=3&theater


Nga kërkimi në Google, shihet se kjo fotografi qarkullon në internet që nga viti 2009. Këto fotografi të modeles amerikane janë publikuar edhe nga uebfaqja “pagesix.com” në vitin 2010.

https://pagesix.com/2010/08/02/nicole-coco-austin/#51


Ky rast lidhur me këto fotografi që pretendohet se janë të presidentes kroate, janë zbardhur edhe më parë nga ekipi për kontroll të fakteve të AFP-së në vitin 2018. Por pas ripublikmit të këtij pretendimi të rremë, i njëjti është trajtuar edhe nga Reuters me 25 gusht të këtij viti.

https://factcheck.afp.com/images-croatian-president-bikini-beware-fakes

https://www.reuters.com/article/factcheck-photo-croatian-president/fact-check-photos-show-coco-austin-not-former-croatian-president-idUSL1N2PW2AT?fbclid=IwAR2F8OmQZZK2hrGnIOGoY4BMrqhhEw9i9rvlN3xHdHIqksab8CdBvE8oiVo


Analiza:

Fotografitë e publikuara të modeles amerikane Coco Austin që pretendohet se është presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, janë publikuar në Facebook nga faqja “theChive”, e cila numëron mbi 4 milionë ndjekës.

Nga kontrolli i fakteve, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë dhe se gruaja me bikini që shihet në këto fotografi është modelja Coco Austin. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë publikim si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere