Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabimisht se Kosova dhe Shqipëria renditen të fundit në Evropë me të ardhura, sipas fuqisë blerëse

HIBRID

Portali i revistës “monitor.al” ka publikuar dje (22 janar) një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se Kosova dhe Shqipëria renditen të fundit në rajon sa i përket të ardhurave sipas fuqisë blerëse.

Derisa ky pretendim në titull i “monitor.al”, i bazuar nga të dhënat e raportit të fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), është i saktë, në përmbajtje të artikullit po ashtu pretendohet se Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë të fundit edhe në Evropë sa i përket këtij aspekti.

Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi në përmbajtjen e artikullit të “monitor.al”, nuk qëndron.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “monitor.al”:

https://www.monitor.al/paradoksi-shqiperia-nder-vendet-me-ecurine-me-te-mire-ekonomike-ne-rajon-por-varferia-eshte-rritur/

Pjesë nga artikulli i publikuar në Monitor.al:

Shqipëria dhe Kosova, me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse

Të dhënat e tjera të FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.

Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.


I njëjti pretendim referuar artikullit të “monitor.al”, është publikuar edhe nga disa media në gjuhën shqipe në Kosovë, të cilat në titull kanë raportuar gabimisht se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhurat më të ulëta në Evropë, sipas fuqisë blerëse (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar të dhënat e treguesit të të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë, të publikuar nga FMN (shih këtu).

Harta e vendeve të Evropës në këtë raport, për vitet 2023 dhe 2024, tregon se Ukraina është i vetmi vend në kontinent, në mesin e vendeve me tregues të të ardhurave të fuqisë blerëse nga 5 mijë deri në 15 mijë dollarë. Gjë e cila e bën Ukrainën vendin me të ardhurat më të ulëta në Evropë, sa i përket këtij aspekti.


Po ashtu edhe artikulli tjetër i gjetur pas hulumtimit nga hibrid.info, i publikuar në revistën “Global Finance”, i cili po ashtu i referohet raportit të fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, e konfirmon renditjen e Ukrainës më poshtë se Kosova e Shqipëria, në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë (shih këtu).


Duke u bazuar në faktin se të dhënat e gjetura tregojnë Ukrainën me të ardhura më të ulëta për frymë se Kosova e Shqipëria, hibrid.info vlerëson se pretendimi që rendit këto dy shtete në vendet e fundit në Evropë, sa i përket fuqisë blerëse, është i gabuar.


Analiza:

Portali i revistës “monitor.al” ka publikuar një artikull, në titullin e të cilit tregohet saktë se Kosova dhe Shqipëria renditen si vendet e fundit në Evropë me të ardhura, sa i përket fuqisë blerëse.

Në përmbajtje të po këtij artikulli është pretenduar se këto dy vende, po ashtu qëndrojnë të fundit edhe në Evropë, sipas fuqisë blerëse.

Pas verifikimit nga hibrid.info, në raportet e FMN-së, për vitet 2023 dhe 2024, është vërtetuar se Ukraina renditet e fundit, në Evropë në këtë aspekt.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere