[email protected]
Kadrijaj nuk ka thënë se Kurti ka blerë komisionerët
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material me titullin apo mbishkrimin “Kurti ka blerë komisionerët e zgjedhjeve! Akuza e fortë e deputetes së AAK”.

Përmbajtja në fjalë është publikuar më 12 janar në kanalin e mediumit “Euronews Albania” në Youtube.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se behët fjalë për një intervistë të Time Kadrijajt, deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në këtë televizion. Deputetja nuk ka pretenduar  ka pretenduar se janë blerë komisionerët nga ana e pushtetit por ka thënë se votat në diasporë janë manipuluara nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).


Hibrid.info ka kontrolluar dhe verifikuar videon në fjalë dhe ka gjetur se në asnjë rast, deputetja e AAK-së nuk ka folur për blerje të komisionerëve.

Kadrijaj ka pretenduar për manipulime të votave në diasporë në të kaluarën nga LVV (shih këtu).

Pretendimi i transkriptuar i deputetes Kadrijaj nga video-materiali në fjalë:

“Secila parti e cila garon në fushatën zgjedhore ka të drejtë zgjedhjen e komisionerëve dhe vëzhguesve në secilat pikë të votimit, në bazë të forcës politike që ka nëpër komuna dhe në diasporë. Ne e dimë që në diasporë ka pas manipulime në vitet e kaluara, për shkak se Albin Kurti ka manipuluar dhe ka pasur bashkëpunime, e konfirmuar edhe nga njerëz që ishin pjesë e LVV-së, është treguar se një person ka aplikuar (për votim nga diaspora) për një brigadë njërëzish. Që do të thotë se ka pasur manovrim dhe manipulim të skajshëm të votave të diasporës. Mirpo tash kemi qenë aktive të gjitha partitë tjera politike në diasporë dhe aty ku ka shpresuar më së shumti Kurti se do ta ketë shumicën e votave nga diaspora, duke aluduar gjithmonë se këtu s’ka bërë asgjë, nuk do ta ketë atë përkrahjen që e ka pasë Kurti, do të mundohemi me ato kushte që i ka përcaktuar KQZ-ja, me komisionerët dhe vëzhguesit tanë që janë alokuar aty, që secila parti ta mbrojë votën e vet dhe të mos lejojë që të ketë manipulime. Ndonëse janë shfytëzuar ambasadat dhe konsullatat për fushatë zgjedhore, gjë e cila nuk është e lejuar. Këta mendojnë se si LVV dhe duka pasur 50% të votave, kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë dhe se janë mbi ligjin, njëjtë sikur vepron Kurti, që nuk i përgjigjet organeve të drejtësisë, që e kanë thirrë për ta marrë në pytje për disa afera korruptive, por që ai nuk është përgjigjur, e që është rasti më keq dhe eklatant që ka ndodhur në Kosovë.”


Analiza:

Pretendimi se deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Kurti ka blerë komisionerët e zgjedhjeve është i pasaktë.

Kadrijaj në fakt ka folur për manipulim të votave në diasporë nga LVV, në të kaluarën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »