Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Me anë të një fotografie të vjetër pretendohet rrejshëm se kanë filluar të shkruhen grafite anti-shqiptare

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi që shfaq grafitin, “Vdekje për shqiptarët”, me mbishkrimin që pretendon se kanë filluar mbishkrimet nacionaliste nëpër qytetet me shumicë maqedonase në Maqedoninë e Veriut.

Postimi është publikuar dje (10 prill) nga një llogari në Facebook me emrin, “Lajme Nga Bota”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka verifikuar se fotografia që shoqëron pretendimin është e vjetër (2018) dhe aktualisht nuk ekzistojnë raportime të konfirmuara për ndodhinë e ngjarjes së pretenduar.


Hibrid.info me anë të programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, gjeti këtë fotografi në një artikull në mediumin, “Telegrafi.com”, me titull, “Një i mitur dhe një 19-vjeçar në polici për grafitin ‘Vdekje shqiptarëve’ në Manastir”, i publikuar para shtatë vitesh (shih këtu).

Çka do të thotë se kjo fotografi është e vjetër.

Ndërsa, pas hulumtimit në motorin e kërkimit, “Google”, nuk është hasur ndonjë raportim së fundmi, për ngjarjen e pretenduar në Maqedoninë e Veriut (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për fillimin e grafiteve anti-shqiptare në Maqedoni të Veriut është i pasaktë.

Fotografia me anë të së cilës është dhënë pretendimi, është e vjetër. Gjithashtu, nuk ka raportime nga burime kredibile për pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere