Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabimisht se Dagestani është pjesë e Çeçenisë

HIBRID

Në disa media në gjuhën shqipe u raportua gabimisht në lidhje me origjinën e mundësit, Zelim Abakarov, i cili e përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin botëror të mundjes.

Mundësi, Zelimkhan Abakarov, i cili kishte vendosur ta përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, e që u shpall kampion bote, në intervistën e dhënë për mediumin ne gjuhën shqipe “News 24” theksoj që është çeçenë, dhe si etni ngjasojnë me shqiptarët. (këtu, këtu)

Disa media në gjuhën shqipe, e cekën se mundësi Abakarov ishte rritur në Dagestan të Çeçenisë, e që në fakt është gabim, se Dagestani nuk është pjesë e Çeçenisë. (këtu, këtu)


Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve, vlerëson se informacionet mbi origjinën e mundësit janë dhënë të gabuar, për faktin se Dagestani nuk është pjesë e Çeçenisë por është Republikë e veçantë brenda Federatës Ruse.


Vegëza e artikullit të publikuara në “Panorama”:

http://www.panorama.com.al/nuk-e-di-ku-do-isha-po-te-mos-garoja-per-shqiperine-abakarov-tregon-jeten-si-shqiptar-jam-cecen-jemi-te-ngjashem/


Pjesë të shkëputura nga artikulli i publikuar në “Panorama”:

Zelimkhan Abakarov e pranon se nuk e dinte çfarë rrjedhe do të kishte marrë jeta e tij nëse nuk do të kishte vendosur të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Mundësi i rritur në Dagestan të Çeçenisë i cili u shpall Kampion Bote në Beograd duke përfaqësuar vendin tonë, ka treguar emocionet e medaljes si kuqezi në një intervistë dhënë për “Sport Neës” të Neës 24”, në një bashkëbisedim me moderatoren Trevisa Tufa, duke zbuluar pak edhe rreth të ardhmes së tij dhe ambicieve që ka pas kësaj medalje në Botëror.


Disa mediume në gjuhën shqipe, në informacionet e publikuara rreth origjinës së mundësit që përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin botëror të mundjes dhe që u shpall kampion bote, jepen të gabuara për faktin se, siç thuhet, mundësi është rritur në Dagestan të Çeçenisë, e që në fakt është e gabuar.

Përkundër faktit që është në kufi me Çeçeninë, Dagestani është republikë në vete brenda Federatës Ruse. Këtë e dëshmojnë të dhënat e gjeneruara në kuadër të verifikimit të fakteve. (këtu, këtu)


Nga ana tjetër, edhe Çeçenia, është republikë në vete brenda Federatës Ruse, dhe Dagestani nuk është pjesë e saj. (këtu, këtu)


Analiza:

Disa mediume në gjuhën shqipe, gjatë raportimit të intervistës së mundësit që përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin botëror të mundjes, Zelim Abakarov, rreth origjinës së tij u tha se është rritur në Dagestan të Çeçenisë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info vlerëson se informacionet e ofruara të mediume shqiptare në lidhje me origjinën e mundësit, janë të gabuara, për faktin se Dagestani nuk është pjesë e Çeçenisë, por republikë në vete brenda Federatës Ruse.


Vlerësimi

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere