Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Këshilla të pa verifikuara për vetitë shëruese të lëngut të qershisë

HIBRID

Portali “Arbresh.info” ka publikuar artikullin me titull “Të mirat që sjell lëngu i qershisë”.

Në këtë artikull paraqiten disa veti të lëngut të qershisë cilat pretendohet se parandalojnë diabetin, ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve të kujtesës, si dhe problemeve të kyçeve dhe kockave.

“Arbresh.info” e quan këtë shkrim si studim, por nuk paraqet evidenca që tregojnë se nga kush është kryer ky lloj studimi. Pra, në këtë artikull mungon burimi i informacioni dhe referencat e studimit të parafrazuar.

Teksti i artikullit të publikuar nga Arbresh.info:

Të mirat që sjell lëngu i qershisë

Për shkak të vetive të saj, qershia është një jashtëzakonisht fisnik.

Në këtë periudhë të vitit, mund të konsumohet i ngrirë ose i përgatitur ndryshe, mundësisht në formën e lëngut, transmeton portal arbresh.info

Ai përmban sasi të papërfillshme të sheqerit, kështu që është i përshtatshëm për parandalimin e diabetit, tregon kërkimi shkencor.

Gjithashtu është treguar e dobishme në trajtimin e çrregullimeve të kujtesës dhe mjafton një gotë lëng për të hequr qafe problemet e kyçeve dhe kockave. Shkencëtarët kanë llogaritur që një gotë lëng qershie është  zëvendësues me  qetësues të dhimbjeve. Efekti i tij i dobishëm në nyje dhe kocka shpjegohet me faktin se përbërja e tij zvogëlon sasinë e acidit urik, fajtori kryesor për problemet në sistemin e kockave dhe nyjeve./arbresh.info/

Vegëza e artikullit të publikuar nga Arbresh.info:

http://www.arbresh.info/shendetesi/te-mirat-qe-sjell-lengu-i-qershise/?fbclid=IwAR2rOwq4uSWtttRoDotcT4FaxZGs3VIuaF6tR1iufYkGRRPsmW9hPCnsZSw


Analiza:

Artikullit të publikuar nga Arbresh.info i mungon burimi i informacionit, që tregon saktë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, shkencëtarëve të përmendur në tekst nuk u përmendet emri. Hibrid.info këtë shkrim e kategorizon si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere