[email protected]
Deklarata e Milaim Zekës paraqitet si informacion zyrtar nga NATO
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta kanë publikuar sot (19 shtator) një artikull me titull “NATO ka dhënë informacion: Kosova është në prag të suImit nga Serbia”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është nxjerrë nga një opinion, por pa e bërë të qartë këtë fakt.

Titulli lë të kuptohet se NATO ka dhënë informacion zyrtar se Kosova është në prag të një sulmi nga Serbia.

Mirëpo, në përmbajtje bëhet e ditur se kjo është vetëm një deklaratë e analistit Milaim Zeka, të cilën e bazon, siç thekson ai, në një informacion nga një zyrtar i lartë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.  Ai këtë deklaratë e bëri në emisionin “Rrethi Katror” në televizionin “Top Channel”.

Portalet e dyshimta si “news426media.com”, “Kosovaime.tv” dhe “Okarinapress”, nuk kanë qartësuar në titull e as në fotografi se kjo është një deklaratë e analistit të lartcekur, duke u munduar ta paraqesin NATO-n si protagonist të artikullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”, “Kosovaime.tv” dhe “Okarinapress.com”:

https://news426media.com/2022/09/19/37453/?fbclid=IwAR2jkdO69fvWr23EAmFwUzKql3tFzhoZ2hxlTp5YCJxYCYZAL4og5kx8bVc
https://kosovaime.tv/nato-ka-dhene-informacion-kosova-eshte-ne-prag-te-suimit-nga-serbia/?fbclid=IwAR2ej6rWoK_C-Y-H_uMQ8KBU8yLPO1C0ywqJIMUbTCoGm62aOKRJ9hMz_Gw

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “KOHA E RE”, “Kosova ime” dhe “OkarinaPress”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë deklaratën e Zekës të shkëputur nga emisioni “Rrethi Katror” në Top Channel. (shih këtu)

Kjo deklaratë e Zekës është shpërndarë edhe në disa media online, të cilat kanë raportuar saktë lidhur me këtë pretendim të analistit. (shih këtu dhe këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se titulli i vendosur nga këto portale të dyshimta lë vend për keqinformim, për shkak se nuk figurojnë thonjëzat për t’u nënkuptuar se titulli është citim i dikujt. (shih këtu përshkrimin se çka është citati)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një deklaratë të analistit Milaim Zeka, duke e vendosur atë në titull me pretendimin se NATO ka dhënë informacion se Kosova është në prag të sulmit nga Serbia.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye, ky artikull vlerësohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others