Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk është kërcënuar shprehimisht me jetë sikurse Sveçla

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar sot (6 shtator) një artikull me pretendimin në titull se profili me emrin “Severna Brigada” kërcënon me jetë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Artikulli bazohet në një postim nga llogaria në Facebook me emrin “Severna Brigada”, postim ky i cili përmban një fotografi ku shihet një armë e gjatë dhe mbishkrimi “Kurtonu, mi ovo imamo na tone”, që në shqip i bie “Kurti, këso kemi me tonelata”.

Pas verifikimit të përmbajtjes së postuar në Facebook nga profili “Severna Brigada” është gjetur se përmbajtja nuk nënkupton decitivisht kërcënim me jetë për Kurtin, siç pretendohet në titull.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën shqipe:

https://gazetametro.net/pas-svecles-profili-me-emrin-severna-brigada-kercenon-me-jete-edhe-kurtin/?fbclid=IwAR0dMPPBJMY6NTOKgSGJvxfO8BxQDs7f_eqxiZbGn-gImBilztPnkadTh0o

https://zeri.info/aktuale/505095/brigada-e-veriut-kercenon-me-jete-kryeministrin-kurti/


Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se armë të gjata kanë “me tonelata”.

Por në postim, i cili tashmë nuk gjendet në profilin në fjalë,  nuk specifikohet shprehimisht kërcënimi me jetë për kryeministrin Kurti, por kërcënim me theksim të asaj se armë të gjata kanë shumë, përkundër konfiskimeve të bëra ditëve të fundit në Zveçan nga Policia e Kosovës.

Ky kërcënim erdhi pas atij që ju bë Xhelal Sveçlës, ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili është kërcënuar hapur me jetë, duke i shkruar publikisht në Facebook profili “Severna Brigada” se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Pra, bazuar në përmbajtjet e publikuara nga “Severna Brigada” përderisa ministri Sveçla është kërcënuar decitivisht me jetë, kryeministri Kurti është kërcënuar duke i thënë se armë të gjata kanë “me tonelata”.


Hibrid.info, për shkak të rëndësisë së përmbajtjes ku bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka trajtuar faktet për ta bërë të qartë pretendimin e bërë nga mediat.


Analiza:

Në disa media në gjuhën shqipe u pretendua se kryeministri Kurti është kërcënuar me jetë nga profili në Facebook me emrin, “Severna Brigada”, përkundër faktit se përmbajtjen e postimit të tyre nuk thuhet decitivisht një gjë e tillë.

Kurti është kërcënuar duke i thënë se armë të gjata kanë “me tonelata”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere