Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Përmes titullit dhe fotografisë pretendohet të paraqitet si lajm që parasheh ngritje të rrymës në Kosovë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “Vjen lajmi aspak i mirë, Rritet cmimi i energjisë, ja sa do të jetë tani”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një artikull i publikuar nga mediumi online në gjuhën shqipe “monitor.al”, në të cilin thuhet se çmimi i energjisë në bursën hungareze, që Shqipëria ka për referencë, ka kërcyer sërish në nivele të çmendura mbi 400 euro/MWh. (shih këtu)

Por, në këtë artikull nuk parashikohet rritje e çmimi i energjisë elektrike, siç pretendohet në titull.

Gjithashtu, edhe fotografia e publikuar në artikullin e portalit të dyshimtë “ingazetaa.com” nuk korrespodon me përmbajtjen, pasi në të shihet një faturë vjetër e energjisë elektrike e lëshuar nga një kompani për distribuim të energjisë elektirke në Kosovë, saktësisht KEDS-it.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë direkt me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/wp/2022/07/08/vjen-lajmi-aspak-i-mire-rritet-cmimi-i-energjise-ja-sa-do-te-jete-tani/?fbclid=IwAR2ZgBPRESShWXvsIgRmuZyscO7z1Y86Luex8D_leVLWF40A48d8_BDPhz0

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Gazeta”, “Gazeta Reale” dhe “Gazeta Ditore”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02msftiTH6GGugtsaWiFXJn79S3KUwmt7p4rRQvdnmsugA68E9jHtpRwHCzQ66yk7vl&id=100044412430177

https://www.facebook.com/realegazeta/posts/pfbid02wsaSqrZTkCjFKxqoXGvme9wAEv3bV4vvkXP8rrFhnjjMJbjeNtxQ11Z9eLvBkG7Ul

https://www.facebook.com/GazetaDitoree/posts/pfbid02Jyw3Vx9sHk3zZiGSVEbdcWgBAEVpFGo6LTvbesicQhy4KWndNChxPoP5yRxYQimwl


Këtë artikull të “monitor.al” e ka publikuar edhe portali “Kosovo.energy”, por duke shtuar se përveç Shqipërisë edhe Kosova e ka në referencë bursën hungareze. Mirëpo, as në këtë artikull nuk përmendet se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë do të rritet. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur lajmet më të fundit që kanë të bëjnë me çmimin e energjisë elektrike.

Me datë 17 qershor 2022, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kishte deklaruar se Gjykata e Apelit ka vendosur të enjten që vendimi i Bordit të saj i marrë më 8 shkurt për tarifat, të mbetet në fuqi (shih këtu). Pra lajmi i fundit që është publikuar rreth zhvillimeve në këtë kontekst, nuk ndërlidhet fare me ndonjë rritje të planifikuar të çmimit të energjisë elektrike, siç pretendohet të paraqitet përmes titullit dhe fotografisë së këtij artikulli.



Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull lidhur me çmimi i energjisë në bursën hungareze, i cili ka pësuar rritje.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të përgjithësues, duke pretenduar të lë të kutphet se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Tjetër fakt që bën të mendohet se lajmi ka të bëjë direkt me Kosovën, është edhe fotografia e vendosur në këtë artikull, në të cilët paraqitet një faturë e vjetër e energjisë elektrike e një kompanie të distritribuimit të energjisë elektrike ne Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere