info@hibrid.info

Nuk u përdorën grushtet në mes të Ollurit dhe Krakit në debat televiziv

Shkroi: Etrit Rexhepi Janë publikuar disa përmbajtje me mbishkrimin “Parim Olluri e Nezir Kraki përplasen në ‘Pressing’, kërcet grushti”. Këta artikuj me këtë pretendim janë publikuar të martën (11 nëntor) nga faqet në Facebook me emrin “Shekulli.info”, “Rekordi.net” dhe “FAKTI DITOR”. Faqet “Rekordi.net” dhe “FAKTI DITOR” përmbajtjeve të tyre ua kanë bashkëngjitur vegëzat e artikujve […]

Manipulohet me deklaratën e Kurtit për Gjykatën Speciale

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material në të cilin shihet kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës, me mbishkrimin që pretendon se ai kishte deklaruar se “krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, trafikimin e organeve”. Kjo përmbajtje është publikuar të dielën (9 nëntor) nga një faqe me emrin […]

Konjufca nuk ka thënë se do të kërkojnë marrëveshje koalicioni me partitë politike

*Artikulli dhe mbishkrimi i videos nga Nacionale.com janë korrigjuar pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin dhe mbishkrimin e videos të korrigjuar këtu dhe këtu). Mediumi në fjalë ka arsyetuar se ka qenë interpretim i gabuar për shkaqe teknike në transmetim. Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material me mbishkrimin “Duam qeveri afatshkurtër, do të kërkojmë ndonjë […]

Pretendimi i pasaktë mbi përqindjen e kosovarëve të punësuar në sistemin shëndetësor në Gjermani

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar “Mbi 50 % e stafit shëndetësor nga Kosova punon në Gjermani”. Kjo përmbajtje me këtë titull është publikuar të hënën (3 nëntor) nga mediumi online “gazetaexpress.com”. Çka nuk shkon me këtë titull? Formulimi i titullit në këtë mënyrë nënkupton se më shumë se gjysma fuqisë punëtore të […]

Deklarata e Ilir Dedës keqinterpretohet në titull si konfirmim i bisedimeve Kurti–LDK

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar “Zhvillime dramatike/ Kurti në bisedime me LDK-në për formimin e Qeverisë së re”. Përmbajtja me këtë titull është publikuar të mërkurën (22 tetor) nga portali “GazetaImazhi.com”. Çka nuk shkon me titullin? Informacioni në titull nuk reflekton saktësisht përmbajtjen reale të artikullit. Përderisa titulli është “Zhvillime dramatike/ Kurti […]

Deklarata e Kurtit për krijimin e një njësie të përbashkët ushtarake me Shqipërinë keqinterpretohet si përgatitje për sulm ndaj Serbisë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen artikuj në gjuhë serbe në titujt e të cilëve pretendohet se po përgatitet një sulm i përgjithshëm ndaj Serbisë, pas deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti: “do ta krijojmë Njësinë ushtarake të përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.” Artikujt me këtë pretendim në titull janë publikuar të […]

Rama nuk fajësoi veçmas qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për ndotje të bregdetit

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një fotografi ku shihet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë me mbishkrimin që pretendon si ai ka deklaruar se, “Shqipet e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë.” Imazhi me këtë pretendim është publikuar të premten (5 shtator) në faqen në Facebook të mediumit online “Insajderi.org”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka […]

Gërvalla nuk ka thënë se qeveria i ka hapur 430 mijë vende të reja pune

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen përmbajtje me mbishkrimin që pretendon se Donika Gërvalla, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, ka deklaruar se “Kjo qeveri i ka hapur 430 mijë vende të reja pune.” Këto përmbajtje janë publikuar të hënën (25 gusht), nga faqet në Facebook me emrat “Jepi Zë” dhe “Përmbledhja”. Cila është […]

Deutsche Welle nuk ka konstatuar se Kosova rrezikon të shihet si një “shtet i dështuar”

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull me titull ‘DW: Kosova rrezikon të shihet si një “shtet i dështuar”’. Përmbajtja me këtë titull është publikuar të enjten (31 korrik) nga mediumi online në gjuhën serbe “vesti-online.com”. Çka nuk shkon me pretendimin? Hibrid.info ka gjetur se titulli është paraqitur pasaktësisht si qëndrim editorial apo konstatim i ardhur […]

Nuk ka vendim të ri për përfshirjen e një pjese të komunës së Gjilanit në atë të Novobërdës

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen disa artikuj me pretendimin se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “ka marrë një vendim për të ndarë një pjesë të lagjes së Gjilanit dhe për t’ia dhënë atë Komunës së Novobërdës”. Artikujt me këtë pretendim janë publikuar të hënën (28 korrik) nga disa media si: […]