Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Manipulohet sondazhi televiziv i vitit 2021, paraqitet rrejshëm si aktual

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh që tregon përqindje dhe numër votash për dy kandidatë për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzën dhe Albin Kurtin.

Mungon përshkrimi se prej nga ka ardhur ky rezultat, por dihet se kjo fotografi është publikuar (16 nëntor) në TikTok nga një llogari me emrin “mentor.g.me”.

Por cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se kjo përqindje është marrë nga një sondazh televiziv, i realizuar më 12 shkurt, 2021, nga Radio Televizioni Dukagjini, me pyetjen drejtuar audiencës se a besojnë se Albin Kurti do të mund të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.


Hibrid.info ka hulumtuar manualisht dhe ka gjetur një video-material, të publikuar më 12 shkurt, 2021, në faqen e “RTV Dukagjini”, në Facebook, me përshkrimin “VOTONI NE SONDAZH: A besoni se Albin Kurti do të mund të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve?”

Video-materiali shfaq intervistë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët e udhëhiqnin koalicionin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lista “GUXO”, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, 2021.

Nga fundi i videos mund të shihet rezultati i sondazhit nga pyetja drejtuar audiencës, ku shihen përqindjet dhe numri i votave të njëjta me ato të përmbajtjes së trajtuar.

Çka do të thotë se ky votim i para tre viteve është manipuluar dhe paraqitur si sondazh ndërmjet dy kandidatëve për kryeministër, për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2025.


Analiza:

Sondazhi që paraqet përkrahjen qytetare për kandidatët për kryeministra, Bedri Hamza dhe Albin Kurti, është i manipuluar.

Shifrat e paraqitura janë identike me një sondazh të vitit 2021, ku pyetja kishte të bënte me mundësinë e Albin Kurtit për t’u bërë kryeministër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere