[email protected]
Pretendim i rremë për deklarim të publicistit Shkelzen Maliqi, se 007 janë futur në veri të Kosovës
shape
shape
shape

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (26 mars) një artikull të titulluar “007 janë futur në veri të Kosovës, Kurti majtist i modës së vjetër”.

Pas hulumtimit brenda përmbajtjes, hibrid.info ka gjetur se artikulli bën fjalë për një intervistë të publicistit, Shkelzen Maliqi, dhënë për gazetën në gjuhën serbe, “danas.rs”.

Por, hibrid.info ka gjetur se në përmbajtje të artikullit, nuk figuron pretendimi i paraqitur në titull, se Maliqi është deklaruar që në veri të Kosovës, janë futur 007 – personazh fiktiv nga bota e filmit (këtu).

Duke u nisur nga numri i ndjekësve të faqes së portalit në fjalë në Facebook, hibrid.info vlerëson se paraqitja në titull e një deklarate jo ekzistente, mund të lexohet dhe të kuptohet si e mirëqenë nga një numër i konsiderueshëm i audiencës.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “ntv.al”:


Artikulli i njëjtë është publikuar edhe në faqen e këtij portali në Facebook, e cila numëron 110 mijë pëlqime dhe 167 mijë ndjekës (shih këtu).

Për të vërtetuar se një deklarim i tillë nuk ka ardhur nga publicisti Maliqi, hibrid.info ka gjetur me anë të makinave të kërkimit, artikullin e intervistës së publikuar në portalin e gazetës në gjuhën serb, “danas.rs”, në bazë të së cilës është shkruar artikulli i portalit “ntv.al” (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi i paraqitur në titullin e artikullit të publikuar nga portali “ntv.al”, se publicisti Shkelzen Maliqi është deklaruar se “007 janë futur në veri të Kosovës”, nuk është i vërtetë.

Një deklarim i tillë nuk është gjetur as në përmbajtje të këtij artikulli e as në intervistën e publikuar nga gazeta në gjuhën serbe, “danas.rs”, nga e cila është bazuar përmbajtja e publikuar e portalit “ntv.al”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others