Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se do të ketë rritje të asistencës sociale është i pavërtetë

HIBRID

Artikulli me titull “Lajmi i mirë: Qeveria rritë socialin , ja sa do te merrni tani!” është publikuar nga portali i dyshimtë “Revista.trendliveg24.com”.

Nga verifikimi i fakteve i kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, duke qenë se nuk përputhet me përmbajtjen.

Me këtë titull, ky portal ka synuar ta paraqesë lajmin si aktual, ndërsa në përmbajtje gjendet një artikull i vjetër i publikuar më 27 tetor 2021, që kishte të bëjë me dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën  nëntor- dhjetor 2021.

Pra nuk ka asgjë të vërtetë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagesës për përfituesit e skemës sociale, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “Revista.trendliveg24.com”:

https://revista.trendliveg24.com/2022/01/23/lajmi-i-mire-qeveria-rrite-socialin-ja-sa-do-te-merrni-tani-3/?fbclid=IwAR0r149vH7-YXpI2vuIaK1_GnAc80IZ-D4HljKGz9V6-z8YYC4lx2az5Gn4

Artikulli i vjetër me titull të rremë është postuar sot (24 janar) edhe në Facebook nga faqja “Info sot”, e cila ka afër 30 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, Hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “IndeksOnline.net”, i cili edhe është cituar në artikullin e publikuar nga “Revista.trendliveg24.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Revista.trendliveg24.com” sot (24 janar) ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2021, i cili kishte të bëjë me njoftimin për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën  nëntor- dhjetor 2021.

Këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i rremë me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagesave për përfituesit e skemës së ndihmës sociale.

Hibrid.info pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, këtë artikull e ka vlerësuar si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere