Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për përmbytje të qyteteve në Shqipëri

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Shiu i fortë dhe stuhitë përmbytin këto qytete në vendin tone”, mban titullin një artikull.

Ky artikull u publikua dje (9 tetor) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas klikimit në artikull, vërehet se titulli nuk i përgjigjet artikullit. Në artikull gjendet paralajmërimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri, të cilat u kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët jetojnë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës që të tregojnë kujdes pasi gjatë tre ditëve të ardhshme priten reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.

Pra, nuk është e vërtetë që këto qytete janë përmbysur nga shiu i fortë, siç pretendohet përmes titullit.


Pjesë nga përmbajtja e artikullit

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes u kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët jetojnë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës që të tregojnë kujdes pasi gjatë tre ditëve të ardhshme priten reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka gjetur paralajmërimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, përmes së cilit u bëhet thirrje qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme, pasi në tre ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar që do të shoqërohet me shtrëngata. (shih këtu)


Analiza:

Përmes titullit u pretendua se “shiu i fortë dhe stuhitë përmbytin këto qytete në vendin tonë”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se titulli është i pasaktë. Në përmbajtje të artikullit gjendet vetëm një paralajmërim për reshje shiu me instensitet mesatar në Lezhë dhe Shkodër, që pritet të shoqërohet me shtrëngata.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere