[email protected]
Mashtrim: I rrëmbehet dhe keqpërdoret llogaria për të publikuar shpallje të rreme
shape
shape
shape

Një llogari në median sociale Facebook me emrin “Sabine Mueller” që në fotografinë e profilit ka një grua të moshuar, me datë 4 mars ka publikuar një status në gjuhën shqipe, pwrmes sw cilit pretendohet rrejshwm se e bartësja (e rreme) e kwsaj llogarie vuan nga një sëmundje dhe se “ka shprehur dëshirë që ta ndajë pasurinë e saj në vlerë prej 750 mijë euro”.

Në këtë status bëhet thirrje që të interesuarit të dërgojnë e-mail në një adresë elektronike, apo edhe përmes aplikacionit “WhatsApp”.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer në këtë llogari, ka vërtetuar se emri “Sabine Mueller” mund tw jetw bwrw pwrmes formave manipuluese dhe lw tw kuptohet se kjo llogari më herët mbante emrin “Ibrahim Haxhiu”. (bazuar në të dhënat që shfaqen në user). (shih këtu)

Fakti tjetër që argumenton se llogaria tashmë është e rreme, tregojnë edhe fotografitë e ngarkuara më herët që shihet se i takojnë një personi mashkull. Në shumicën e fotografive vërehen elemente shqiptare/kosovare, që nuk përkojnë me emrin “Sabine Mueller” dhe me fotografinë e profilit.


Vegëza e postimit të llogarisë “Sabine Mueller” në Facebook:

https://www.facebook.com/ibrahim.haxhiu.9/posts/pfbid0ewNRDz2bZHAhNgDiC7XB4gmSPt5koDAKss998v3xbC3uea12cugjq7FFtHu4iMchl


Postimi i bërë nga llogaria “Sabine Mueller”:

Përshëndetje ju lutem më falni për këtë mënyrë të kontaktimit me ju, unë e ndaj këtë informacion konfidencial në këtë mënyrë sepse dua t’i dhuroj pasurinë time një personi që beson në Zot.  Unë jam me origjinë gjermane dhe e ve, por jetoj në Francë për rreth tridhjetë vjet për shkak të sëmundjes sime, me sa duket vuaj nga kanceri terminal i trurit, mjeku im mjek sapo më njoftoi se ditët e mia janë të numëruara. përkeqësimi i shëndetit tim.  Unë jam duke menduar të dhuroj të gjitha pasuritë e mia pasi kam 750,000 euro në llogarinë time dhe nuk do të doja që ato të ruhen në bankën time.  Unë jam duke kërkuar për dikë që mund të trashëgojë pasurinë time.  Prandaj do të doja të dija nëse dëshironi të merrni donacionin e pasurisë sime sepse duke qenë i përulur dhe i sinqertë, nëse jeni të interesuar të merrni donacionin tim, ju lutem më dërgoni një SMS jo Gmail im [email protected] ku të kontaktoj drejtpërdrejt avokati jo ëhatsapps në +30 698 160 6834 për më shumë detaje të sigurt fat.


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer në median sociale Facebook, duke kërkuar me emrin “Ibrahim Haxhiu” dhe bazuar në fotografitë e ngarkuara në llogarinë me emrin “Sabrine Mueller”, ka gjetur një llogari tjetër me emrin Ibrahim Haxhiu. Në llogarinë me këtë emër (Ibrahim Haxhiu) me datë 1 mars, është postuar një status përmes së cili është bërë një njoftim ku thuhet se llogaria e tij paraprake është hakuar nga persona të panjohur, (duke ia vënë emrin “Sabrine Mueller”) dhe se, përmes saj, po kërkojnë para duke mashtruar. (shih këtu)


Analiza:

Një llogari në Facebook me emrin “Sabine Mueller” që mban në fotografi të profilit një grua, pretendon përmes një statusi se vuan nga një sëmundje dhe, si pasojë e saj, ajo ka vendosur që të shpërndajë pasurinë në vlerë prej 750 mijë eurosh.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërtetuar se llogaria (user) është e regjistruar me emrin “Ibrahim Haxhiu”.

Pas hulumtimit përmes medias sociale Facebook, është gjetur një llogari tjetër me emrin “Ibrahim Haxhiu”, i cili ka njoftuar se llogaria e tij paraprake është e hakuar nga persona të panjohur që në emrin e tij mashtrojnë duke kërkuar para.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë njoftim/thirrje si “Mashtrim”.

Share With Others