[email protected]
Ueb-faqja e publikuar për mbledhjen e fondeve për FSK-në, është e rreme
shape
shape
shape

Një thirrje për donacione, gjoja për ndihmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është krijuar në platformën “donorbox.org” e raportuar nga bashkatdhetarët tanë në SHBA, për të cilën nuk dihet se në çfarë mënyre është shpërndarë.

Megjithatë, kjo rezulton të jetë një mashtrim.

Në bazë të asaj që thuhet në përshkrim të thirrjes, pretendohet se bëhet fjalë për një fond për sigurinë e FKS-së. Ndërsa, rekomandohet se kontribuuesit në këtë fond mund të dhurojnë nga 5 deri në 20 euro, me mundësi që edhe ta caktojnë shifrën e parave që duan ta dhurojnë.

Por, pas kontrollit të fakteve, Hibrid.info ka gjetur dhe ka vërtetuar se kjo thirrje është e rreme dhe se, e vetmja formë për kontribute në Fondin e Sigurisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës, gjë e cila e bën të dyshimtë fondin në fjalë.

Fakti që ndaj shpërndarjës së kësaj vegëzë kanë reaguar edhe institucionet e Kosovës, siç është Ambasada e Kosovës, në SHBA, do të thotë se ekzistojnë dyshime se qytetarët mund të kenë rënë pre e këtij mashtrimi.


Vegëza e fondit të publikuar nga ueb-faqja “donorbox.org”:

https://donorbox.org/fsk-donation?fbclid=IwAR18OGuaUenOfS7TVD9RYflyi300q_55yk2kGRA6z5TLPFt-FN1RrHsmsBE

Pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur një status të publikuar dje (8 mars) nga faqja e Ambasadës së Kosovë në SHBA, ku tregohet se vegëza në është mashtrim dhe se nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në (këtu).

Në këtë status të publikuar potencohet se e vetmja formë për donacion FSK-në është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore Kosovës (BQK).

Njoftimi i publikuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA në Facebook:

Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët se linku https://donorbox.org/fsk-donation , i raportuar së fundi nga bashkatdhetarët në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në dhe është mashtrim.

Rikujtojmë se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, llogari për Fondin e Sigurisë


Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe një artikull të publikuar nga portali informativ “insajderi.org”, në të cilin është publikuar edhe një deklaratë e ministrit të FSK-së, Ejup Maqedonci, në lidhje më këtë çështje (këtu).

Në bazë deklaratës “Përveç fondit të sigurisë të Qeverisë së Kosovës, asnjë fond tjetër dhe asnjë organizatë nuk janë të autorizuara për donacione për mbrojtje dhe siguri” , mund të kuptohet se edhe nga institucioni të cilin Maqedonci e udhëheq, vegëza e fondacionit në fjalë, vlerësohet si mashtrim.


Analiza:

Një vegëz e publikuar që ka qëllim dhurimin e fondeve për fondacionin e sigurisë së FSK-së, po konsiderohet të jetë e dyshimtë.

Hibrid.info ka gjetur reagimin e Ambasadës së Kosovës në SHBA dhe një deklarim të ministrit të FSK-së, Ejup Maqedonci, në të cilat tregohet se e vetmja formë për donacione për fondin e sigurisë së themeluar nga Qeveria e Kosovës, mbetet xhirollogaria në BQK.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Mashtrim”.


Vlerësimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others