Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Me pamje të vjetra nga Jemeni pretendohet për sulm iranian mbi bazat ushtarake amerikane

HIBRID

Shkroi: Hyrije Mehmeti

Në Facebook është publikuar një video me titullin “Irani godet bazën ushtarake amerikane!”.

Videoja e publikuar nga faqja “Lajm.mk” më 1 mars shfaq momente nga një zjarr afër disa objekteve. 

Pretendimi është shpërndarë nga disa faqe të tjera në Facebook. Videoja e “Lajm.mk” deri në momentin e trajtimit nga Hibrid.info i ka marrë 25 mijë shikime.

E vërteta?

Videoja është publikuar në Facebook në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraeli kanë sulmuar Iranin, ndërsa Irani po gjuan bazat ushtarake amerikane në rajon. Megjithatë, pas verifikimit nga Hibrid.info del se pamjet janë të vjetra dhe shfaqin zjarrin nga një shpërthim prej sulmeve të Izraelit në portin e Hudaydah në Jemen më 2024. 


Përmes kërkimit në “Google” nëpërmjet imazheve nga videoja e publikuar prej “Lajm.mk” është hasur në pamje të njëjta të publikuara më herët. Një prej tyre që e kishte publikuar videon, ishte kanali “RassdNewsN” në YouTube. Aty shfaqen pamjet e njëjta dhe mbajnë datën 20.07.2024.

Një prej imazheve të ngjashme që konfirmon se atë kohë ngjarja kishte ndodhur në Jemen është publikuar në faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Në publikimin që mban datën 23 korrik 2024, alarmohej për rrezik të rikthimit të luftës në këtë rajon.

Kërkimi me imazh në “Google” tregon se përmbajtja është publikuar edhe në gjuhë të tjera së fundmi në rrjete sociale, me pretendimin se shfaq sulm të Iranit mbi baza amerikane.

Çka kishte ndodhur atë kohë?

Izraeli më 20 korrik 2024 kishte kryer sulme ushtarake në qytetin-port të Al Hudaydahut në Jemen, duke thënë se ka për cak grupin Houthi. Sulmi kishte prekur një rafineri nafte. Izraeli kishte thënë se cak i ka pasur hapësirat që shfrytëzoheshin për magazinimin e armatimit (shih këtu).

Çka po ndodh së fundmi mes Iranit dhe SHBA-së?

Izraeli dhe SHBA kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit të shtunën (28 shkurt 2026). Irani ndërkaq ka nisur t’i sulmojë Izraelin dhe bazat ushtarake amerikane në rajon (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se një video shfaq sulmin iranian mbi baza amerikane nuk është i vërtetë.

Pamjet me këtë pretendim nuk lidhen me zhvillimet e fundit mes SHBA-së dhe Iranit, por janë nga korriku 2024 dhe tregojnë sulmet e Izraelit në portin Al Hudaydah në Jemen.

Ajo verifikohet përmes kërkimit me imazhe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere