[email protected]
Pretendohet pasaktë se është arrestuar profesori i akuzuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një video-material i publikuar në rrjete sociale ka pretenduar se është arrestuar profesori i Universitetit të Prishtinës i akuzuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.

Videoja është publikuar dje (23 prill) në aplikacionin TikTok nga një llogari me emrin “temu..gr”.

Por, në fakt videoja shfaq momentet kur Policia nxjerr nga salla profesorin, pas bllokadës së hyrjes nga aktivistë të Lëvizjes Feministe Studentore, në Administratën Qendrore të Universitetit të Prishtinës, aty ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “temu.gr” në TikTok:


Deri në momentin e trajtimit, videoja në fjalë ka afër 212 mijë shikime, 5083 pëlqime dhe 669 komente.


Videoja fillimisht është publikuar nga portali informativ “lajmi.net” (këtu) si përmbledhje e zhvillimeve të datës 22 prill ku profesori Krasniqi ishte marrë në pyetje nga anëtarët e Këshllit të Etikës, ndërsa autori që e ka rishpërndarë materialin e njëjtë në TikTok, i ka vendosur mbishkrimin “Arrestohet Xhevat Krasniqi”.


Çka ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Etikës?

Këshilli i Etikës së UP-së u mblodh më 22 prill (këtu) për të diskutuar në lidhje me rastin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili është denoncuar për ngacmime seksuale nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë të UP-së (shih këtu).


Aktivistë të Lëvizjes Feministe Studentore protestuan duke bllokuar daljen e anëtarëve të Këshillit të Etikës, të cilët mbajtën seancën, ku ishte ftuar të dëshmonte profesori Krasniqi (shih këtu dhe këtu).


Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, janë gjetur artikuj të mediave, ku është raportuar për ardhjen e Policisë së Kosovës, pas bllokadës disaorëshe të dyerve të sallës ku po mbahej mbledhja. Forcat policore kanë shpërndarë protestuesit dhe kanë nxjerrë nga salla profesorin në fjalë, veprim i cili pretendohet në mënyrë të pasaktës si moment i arrestimit të këtij të fundit (shih këtu, këtu dhe këtu).


Vendimi i Këshillit të Etikës

Hibrid.info ka gjetur se dje (23 prill) në raportimet e mediave në gjuhën shqipe, është njoftuar se Këshilli i Etikës ka rekomanduar suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi (shih këtu, këtu dhe këtu). Këtë rekomandim e ka aprovuar Rektorati i UP-së, duke marrë vendim për pezullimin e profesorit në fjalë (shih këtu).


Po ashtu hibrid.info ka gjetur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar procedurat hetimore ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi për veprën penale “ngacmim seksual” (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi për arrestimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmime seksuale, është i pasaktë.

Ky konstatim vjen pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ku është vërtetuar se videoja paraqet momentin kur Policia e Kosovës nxjerr profesorin Krasniqi nga objekti ku po mbahej mbledhja dhe shpërndan protestuesit që kishin bllokuar daljen nga salla.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Leave a Reply